Histori dhe TregimeThenje dhe aforizma

Bajram em Bajram..!

Xhina me u qa

Shkon një ekip kontrolli nga komiteti i partisë së rrethit te Dibres në Kala të Dodës. Atë ditë rastisi që të ishte festa e Bajramit. Edhe pse atëherë ishin ndaluar festat fetare, populli i kësaj zone, fshehurazi mundohej t’i ruante e t’i kremtonte ritet fetare. Në drekë u ndodhën tek kryetari i këshillit popullor. Dreka qe përgatitur shpejt dhe ishte shumë e pasur. Tepsia e mbushur plot me mish të zier që avullonte erdhi në sofër dhe i la të mahnitur të deleguarit.

Njëri nga këto të deleguarit që, siç dukej, ishte nga Jugu, e pyeti të zotin e shtëpisë: – A hani mish shpesh ju këtej nga Kalaja e Dodës?

Po besa, po, hamë shpesh, Bajram em’Bajram, – tha i zoti i shtëpisë. Kur vajtën në komitetin e partisë, instruktori filloi të raportojë:

Fshati jeton sot më mirë se ne në qytet. Ato hanë mish me tepsi Bajram e më Bajram e ne na rroftë ajo kilja e mishit që mezi e marrim për festa.

Sekretari e kuptoi se çfarë u kishte thënë ekipit të kontrollit plaku i mençur nga Kalaja e Dodës.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: