Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPolitikë

Balluku zbulon kur përfundon Rruga e Arbrit: Pse punimet në tunelin e Llogarasë kanë ecur më shpejt se në tunelin e Murrizit

Share

E deleguara e qarkut Dibër, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka folur për dy projekte strategjike kombëtare për Rrugën e Arbrit, e cila funksionon por ka të pambaruar tunelin e Murrizit që ka kaluar afatin për shkak të probleme gjeologjike si dhe për Skavicën.

“Do ta nis nga Rruga e Arbrit që është hapur pjesërisht në nëntor të 2021. Ka pasur impakt të madh, për shkak të shkurtimit të minutave që duhen për të ardhur nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas. Problematika ka ardhur për shkak të problemit gjeologjik në tunelin e Murrizit. Afati I fundit I ndërtimit ka qenë prill 2022, por është shtyrë me 17 muaj në bazë të një vendimi të marrë nga Këshilli Teknik. Ka ndryshuar dhe një pjesë të punimit, nga 3.2 km gjatësi do të bëhej 3.8, për shkak të gjeologjisë dhe baneseneve ujore. Ecuria është e mirë. Do  të bëj një krahasim me atë të Llogarasë. Për shkak të gjeologjisë së mirë, kanë ecur më shumë punimet. Qoftë gjeologjia gëlqerore dhe mungesa e baseneve ujore, në 7 muaj është bërë më shumë se gjysma e segmenteve. Në fund të muajit shkurt, Llogaraja do të ketë dritë. Në Murrizë, për shkak të problemeve, detyrimisht ecet me hapa të avashta. Pjesët e tjera vazhdon puna, brenda 17 muajve kjo vepër do të jetë e dorëzuar. Ka pasur aludime dhe propagandë. Ky projekt nuk ka asnjë shtesë fondesh.

Skavica është një nga projektet më të rëndësishme, sidomos sa I takon gjendjes aktuale të energjisë. Përveç konfliktit politik, ky është një vit që Europa po përballet me një thatësirë të parashikuar. Thënë kjo, Skavica merr rëndësi akoma më të madhe. Skavica do të jetë dhe depozita jonë natyrore”, tha Balluku./albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button