Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriPeshkopiPolitikëShqipëria

Banorët e Rabdishtit kërkojnë të drejtat si gjithë të tjerët!

Share

Rabdishti, “turpi” i bashkisë Dibër, banorët me kazma e lopata për të hapur rrugën

Rabdishti është një prej fshatrave të Dibrës, ku banorët nuk ndjehen pjesë e bashkisë ndërsa administratën e Dionis Imerajt, e akuzojnë për abuzime. Ndaj kryetarin, tashmë kandidat për deputet, e paralajmërojnë të mos u shkojë për tu kërkuar votën.

“Është turp për bashkinë, turp për shtetin. Ne jemi me moton ” shtet nuk ka, punën e bëjmë vetë.”

Është revolta e banorëve të fshatit Rabdisht ndaj njerëzve që i kanë drejtuar në tre dekada demokraci në bashkinë e Dibrës apo qeverinë e Tiranës.

Zona është pjesë e projektit të 100 fshatrave turistikë, lançuar me bujë nga qeveria socialiste, por investimet e premtuara nuk shkuan kurrë.

“Nuk ka investime në Radishtë, turp. Janë 30 makina dhe asnjë investim.”

“Dalim punojmë në rrugë pasdite, punëtorët rrinë hijeve. Nuk shkon kjo punë.”

Rruga e degraduar është ajo që i ndan me pjesën tjetër të vendit. Në mungesë të ndërhyrjes u mobilizuan fshatçe.

Ndër vite thonë se nuk janë ndjerë pjesë e bashkisë së Dibrës, ndërsa administratën e Dionis Imerajt, e akuzojnë për abuzime.

“Prej 30 vitesh, punonjësit në bashki marrin rrogën”.

Ndaj ish-kryetarin e paralajmërojnë  që të mos u niset për tu kërkuar votën, tashmë me cilësinë e kandidatit për deputet.

“Le të fitojë, por e di që jam i ndërgjegjshëm që nuk ta kam dhënë votën”.

Jetojnë jo më shumë se 10 km nga qyteti i Peshkopisë e pak kilometra nga kufiri me Maqedoninë e Veriut, ku punojnë e sigurojnë bukën për familjet e tyre.

“Më mirë të kemi flamurin maqedonas te shkolla sesa flamurin tonë.”

Fshati Rabdisht është një ndër fshatrat me resurset më të mëdha turistike në Dibër, por investimet në të kanë munguar prej 30 vitesh.

Souce link

Një kafe nga ju!

Back to top button