Lajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

Basha: Mainfestimi personal i Berishës kundër SHBA, ju njoh me vendimet e mia

Share

Kreu i PD Lulzim Basha pati një dalje për mediat sot pas mbledhjes së gjatë me kryesinë. Basha shpjegoi vendimet e marra sot gjatë mbledhjes së kryesisë.

“Sot nuk është një ditë e mirë as për PD dhe as për demkracinë shqiptare. Ne u bëmë dëshmitarë të një manifestimi personal të Berishës kundër SHBA. Ne i bëjmë të ditur çdo demokrati që është shqetësuar nga kjo shfaqje antiamerikane e Berishës, se kjo ishte përpjekja e fundit e tij për të marr peng PD dhe për ta kthyer në bunker të interesave personale.

Në përgjigje të falsifikimeve, simboleve dhe veprimtarisë në kundërshtim të urdhrave të organeve të partisë , kryesia e PD ka vendosur:

Thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar me këtë rend dite:

Diskutimi dhe miratimi i një resolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme

Miratimin e propozimit të kryesisë për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të kryesisë.

Shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve.

Kryesia ngarkon sekretariatin për të vënë para përgjegjësisë penale personat përgjegjës për shërdorimin e simboleve të partisë.

Nesër do të njoftoj edhe vendimet e mia lidhur me shpërdorimet e disa funksioneve në këtë proces, që kanë të bëjnë me funksionimin e grupit parlamentar të PD”, tha Basha./Opinion,al

Një kafe nga ju!

Back to top button