PërditshmëriPersonalitetePolitikëShqipëria

Basha uron Berishën në 77-vjetorin e lindjes

Share

Kreu i PD Lulzim Basha ka ndarë një pjesë nga fjala e tij dje në Kuvend e cila duket si një mesazh për ish kryeministrin Sali Berisha në 77 vjetorin e lindjes.

“Bën mirë që i ndiqe ngjarjet brenda familjes tonë politike me kaq kërshëri, mëso por shikoje deri në fund por as ty dhe askënd tjetër që ka bërë hesap të vendosë interesat personale mbi ato të shqiptarëve nuk i pret një fund i  ndryshëm nga i që rrezikon çdo komb që ka vendosur të ecë para. PD ka vendosur të ecë përpara të udhëheqë drejt ndryshimit që meritojnë shqiptarët dhe kjo mund te bëhet duke mobilizuar gjithë shqiptarët që të heqim shkulim çmontojmë pengesën 8 vjeçare që je ti (këto fjalë Basha i tha në Kuvend gjatë debatit me Ramën)”, thotë Basha.

Këtë të premte ish-kryeministri në 77-vjetorin  e lindjes shkruajti se kjo ditëlindje e gjen më të motivuar se kurrë për misionin e tij të cilin e quan vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri.

“Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditëlindje me gjen: Me te motivuar se kurrë ne mbrojtjen e te vërtetave qe unë besoj dhe në një mision te ri, jetik dhe vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë ne Shqipëri”, shkruajti Berisha.

https://lajmifundit.com/

Një kafe nga ju!

Back to top button