Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Bashkia Dibër nis aksionin për lirimin e hapësirave publike

Bashkia Dibër nis aksionin për lirimin e hapësirave publike.🧑‍✈️
Mëngjesin e kësaj të diele fokus i Policisë Bashkiake ishte lirimi i trotuareve nga tregtarët ambulantë në lagjen “Treg”, aksion i cili u ndoq edhe nga Zv/kryetari i Bashkisë Dibër, z.Rruzhdi Deda.
Nga sot ish tregu i produkteve shtazore do të jetë në dispozicion për shitësit e fruta-perimeve, si dhe produkteve të bulmetit, ndaj kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e çdo tregtari në këtë aksion, i cili do të vijojë deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi vërtetë shqetësues për qytetarët dibranë.🍎🥦🧀🙏
Për shitësit e padisiplinuar do të aplikohen masat administrative(gjoba), si dhe konfiskime të mallit nëse do të jetë e nevojshme.
Hapësirat publike u përkasin të gjithë dibranëve!😊🤝

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: