Aktualitet i ditësLajme nga DibraRajoni

Bebe Rexha bën gjestin human për Spitalin e Dibrës

Bebe Rexha është një ndër emrat më të njohur me famë botërore, e cila na ka bërë krenarë me talentin e saj. Këngëtarja, e cila festoi së fundmi 32 vjetorin, nuk i ka harruar kurrë rrënjët dhe ka folur gjithmonë me krenari për origjinën e saj.

Këtë gjë e ka treguar së fundmi dhe me gjestin që ka bërë, të cilin e bëri publik në rrjete sociale. Ajo ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës se Madhe që ka nevojë urgjente për furnizime mjekësore bazë për të ndihmuar pacientët që luftojnë me Covid-19.

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët, ju lutem ndihmoni. Spitali në Dibër te Madhe nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon.”, ka shkruar Bebe krahas postimit.

Albeu.com

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: