Aktualitet i ditësLajmi i funditPolitikëShqipëria

Berisha: Nuk do ti njohim kurrë zgjedhjet e 25 prillit! Përgatituni për stinën e protestave të mëdha

Nga ‘foltorja’ e Kuçovës, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ramën se grumbulloi rreth vetës të gjithë pasardhës e nomenklaturës së egër komuniste dhe ndërtoi në Shqipëri ‘narkoshtetin’ e parë dhe të vetëm në Europë të bazuar në drogën dhe krimin.

Berisha theksoi gjithashtu se kurrë nuk ka për ti njohur zgjedhjet e 25 prillit dhe se shqiptarët duhet të përgatiten për stinën e protestave të mëdha.

Berisha: Është shumë e vërtetë që pinjollët e bllokmenëve mizorë u rikthyen. Kjo është e vërtetë e pamohueshme. Ëshë e vërtetë që Rama bëri gjithçka për riabilitimin e Enver Hoxhës, kjo me fakte nga muzeu e të tjera me radhë. Është e vërtetë që grumbulloi rreth vetës të gjithë pasardhës e nomenklaturës së egër komuniste dhe ndërtoi në Shqipëri ‘narkoshtetin’ e parë dhe të vetëm në Europë të bazuar në drogën dhe krimin. Krimi më i shëmtuar i Ramës dhe peng-Bashës është qëndrimi i tyre ndaj votës. Rama dëshmoi se nuk ikën nga pushteti me votë, kjo do të ishte iluzion. Peng Basha rrihte gjoksin por në fakt mashtronte opozitën dhe në heshtje firmoste fitoret e Ramës.

Duhet të ndalemi në këtë çështje, e ka i pavedekshmi thënë Helmut Koln, kur gjermano lindorët e shtypur ecnin me dhjetra e qindra km për të dalë në hapsirën e lirisë, ai thoshte në Bundestagun gjerman se bashkëatdhetarët tanë po votojnë me këmbët e tyre. Dhe ne duhet të përgatitemi të votojmë me duart, këmbët në protestat tona. Ky është një revolucion i cili ka si qëllim madhor, rivendosjen e votës së lirë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Askush nuk duhet të trembet. Por dua të theksoi se ne kurrë nuk i pranojmë zgjedhjet e 25 prillit. Ne do bëjmë gjithçka që shqiptrët të votojnë të lirë. Ne nuk vijmë në pushtet pa votën e lirë por me Ramën votë të lirë nuk ka dhe ne të përgatitemi për stinën e protestave të mëdha./albeu.com/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: