Lajmi i funditPërditshmëriPersonalitetePolitikëShqipëria

Berisha prezantoi kandidatët, reagon PD: Ky është mashtrimi i radhës

Komisioni i Rithemelimit ka publikuar sot emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsi, dhe ditën e diel pritet që mbahen primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë ku anëtarët e degëve do të votojnë për kandidatin e preferuar.

Pas prezantimit të kandidatëve nga Berisha, ka reaguar Partia Demokratike përmes një postimi në Facebook, ku njofton demokratët dhe votuesit se emrat e shpallur nga ai nuk janë kandidatë të PD dhe se e gjithë kjo është një farsë.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD.  Me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale.

Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non-gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”, thuhet në reagim./albeu.com

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: