Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriPersonalitetePolitikëShqipëria

Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit (FOTO)

Share

 

Para se të merrte fjalën ish-kryeministri Sali Berisha është rrëzuar pak metra nga podiumi.

I penguar në shkallët e podiumit, ish-kryeministri ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë për një moment.

Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit (FOTO)

Ai është ndihmuar nga një prej bodygardëve të tij ngrihet dhe më pas ka dalë përpara demokratëve të cilët e kanë pritur me ovacione dhe duartrokitje.

Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit (FOTO)

Me sa duket nuk i ka parë shkallët duke përshëndetur dhe është rrëzuar.

Delegatë e deputetë të PD, mbështetës të Rithemelimit, janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve ku kanë nisur punimet e Kuvendit të 30 prillit. Nga deputetë që ndjekin linjën zyrtare të PD, ftesës së Sali Berishës për të marrë pjesë në këtë Kuvend i janë përgjigjur pozitivisht vetëm Ina Zhupa dhe Kasem Mahmutaj.

Zhupa tha se veprimi i saj nuk duhet lexuar si akt përfundimtar i bashkimit me njërën apo palën tjetër, por vetëm si një hap drejt bashkimit. Ndërkohë deputetët e tjerë të PD, ish-bashkëpunëtorë të Lulzim Bashës, e kanë refuzuar ftesën e Berishës.

Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit (FOTO)

Në nisje të Kuvendit, u miratua Komisioni i Punimeve që përbëhet nga: Albani Vokshi, Ivi Kaso, Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Ervin Minarolli. Ndërsa sekretariati teknik përbëhet nga Ledio Nuraj, Nada Daullja, Minushe Laze. Po ashtu pati edhe materiale të përgatitura për situatën në PD.

Në këtë Kuvend, u shpall 22 maji si data për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, që Berisha nuk e ka fshehur se synon t’i rikthehet drejtimit të selisë blu. Në Kuvendin e sotëm, Berisha ka ftuar ish bashkëpunëtorët Arben Imami e Jozefina Topalli, dhe të larguarit e fundit nga PD, si Rudina Hajdari e Myslym Murrizi. Kujtojmë se Hajdari ka thënë se i është bashkuar PD dhe jo grupit të Rithemelimit.

Kuvendi nisi me fjalën e Belind Këlliçit, i cili hapi punimet e Kuvendit, pas tij folën Arben Imami, Bardh Spahia, Artan Hoxha, Jozefina Topalli, sërish Këlliçi që prezantoi ndryshimet statutore, të cilat u miratuan. Ndër ndryshimet statutore, u shpall vakanca për kreun e grupit parlamentar të PD që do ta zgjedhë Këshilli Kombëtar.

Kuvendi i 30 prillit ka 1100 delegatë të sapozgjedhur nga proceset që Berisha organizoi në bazë edhe për kryetarët e degëve. Ndërsa po ashtu do të jenë edhe delegatët që futen automatikisht në listë për shkak të pozicionit. Do të ketë rreth 20 folës që do të përcjellin mesazhet e tyre, mes të cilëve të rikthyerit Hajdari e Topalli, kritiku Fatbardh Kadilli, ish themelues të PD, të rinj ndërsa do të kulmojë me fjalën e ish kryeministrit Berisha, që do të flasë rreth orës 13:00. Kuvendi do të jetë zgjedhor e statutor. Në pikëpyetje është prezenca e deputetëve si Tomorr Alizoti, Kasëm Mahmutaj, Greta Bardeli, Ina Zhupa, Zef Hila, Ervin Salianji apo Xhelal Mziu që kundërshtuan platformën për bashkim të propozuar nga Enkelejd Alibeaj.

Mes emrave për kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar, vihen re besnikë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku nuk kanë munguar edhe ish-funksionare të lartë në kohën e qeverisjes së PD-së. Mes tyre edhe ish-ministri Spiro Ksera i dënuar nga gjykata e Tiranës me 8 muaj burg, për vjedhje dhe shpërdorim të  detyrës. Mes tyre vihet se janë edhe emra të njohur si, këngëtarja e njohur Bleona Qerreti, aktorin e njohur, Bujar Kapexhiu dhe  epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, të cilët ishin së fundnmi në tryezën e përbashkët që Berisha bëri për arsimin, moderadorja Fjoralba Dizdari, aktori Julian Deda, këngëtari Renis Gjoka si edhe aktorja Rajmonda Bulku./albeu.com/

Një kafe nga ju!

Back to top button