Aktualitet dhe LajmeArsim dhe KulturëLajme nga DibraPërditshmëriPersonaliteteShqipëriaSport dhe Fitnes

Bexhet Hysa, profesori që po sjell risi të reja tek KF.Korabi u-19

Share

Te flasesh per futbollin eshte gjithmon emocion. E pikerisht sot do te flasim per nje njeri qe i eshte perkushtuar gjithmon futbollit, per plot 25 vite . Nga keto 15 vite si sportist dhe 10 ku ka luajtur dhe per ekipin e Korabit per 6 vite , e vitet e fundit si trajner ne grupmoshat e KORABIT.

Behet fjale per z. Bexhet Hysa

Lindur ne Fshatin Borovjan e aktualisht jeton me Peshkopi. Eshte nje njeri shume i qete, i qeshur dhe i perkushtuar gjithmon per sportin. Perveç punes si trajner Bexheti eshte dhe mesues i lendes Edukim Fizik, ne gjimnazin ” Said Najdeni ” Peshkopi. Aktualisht Bexheti meret me trajnimin e mosha te KORABIT , me 19-vjeçaret e Korabit.

Nje djal punetor dhe eshte i gatshem gjithmon te jap me te miren ne punen e tij . Aktualisht ka aritur te ndertoj nje ekip shume te mire , qe vertet duhet ta kene zili dhe shume ekipe te tjera. Me ato pak mundesi ekonomike dhe kushte qe kane profesor Bexheti, ka krijuar nje grup me mentalitet fitues dhe shume te bashkuar. Aktualisht ekipi i Korabi U-19 ndodhet ne vendin e pare ne grupin A me 13 pike te grumbulluara.

Mirepo nga ajo qe mesuam eshte se kushtet nuk jane optimale per stervitje , e perpos kesaj perseri çunat me ne krye profesorin e tyre ja kane aritur tja dalin mbane. Profesor Bexheti kerkon pak me shume mbeshtjetje nga te gjitha instancat sepse e shikon sportin si gjene e vetme qe i ka mbetur qytetit per tu argetuar e defryer. Eshte sporti ai qe te mban gjalle , qe te edukon , te jep emocione dhe mbi te gjitha te meson me rregullat me kryesore qe te kerkon jeta, keshtu shprehet Presori. Po e mbyllim kete shkrim duke i uruar nje jete sa me produktive ne futboll dhe të shëndetshme, për nje njeri si Bexhet Hysa

Back to top button