Aktualitet dhe LajmeBotaPërditshmëriShqipëria

Bildt: Me qëndrimin e saj ndaj Rusisë, Serbia u skualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE

Share

Bashkëkryetari i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, ish-kryeministri suedez, Carl Bildt eshte shprehur sot se Serbia ‘de facto’ është skualifikuar nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian me qëndrimin e fundit me rastin e pushtimit rus të Ukrainës.

Ish i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në Ballkan tha se në BE s’duhet të ketë vend për ato shtete që nuk i ndajnë vlerat dhe interesat themelore të bllokut.

“Me këtë qëndrim Serbia de facto u skualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk duhet të ketë vend për anëtarët e rinj të BE-së që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore”, shkroi Bildt.

Ai mori shkas në një ‘tëeet’ të gazetarit të “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Mertens, i cili tha se Serbia vazhdon të jetë strehë e sigurt për presidentin rus Vladimir Putin dhe elitën e tij kriminale.

“Agresori rus lejohet të vazhdojë të bëjë biznes përmes aleatit të tij serb”, shkroi ndër tjerash Mertens.

 

1 / 1

Një kafe nga ju!

Back to top button