Aktualitet i ditësLajmi i funditShqipëria

Borë dhe temperatura shumë të ulëta, vjen dimri në Kukës (VIDEO)

Në Kukës, këtë të enjte ka nisur dimri i vërtetë. Temperaturat prej mbrëmjes së djeshme u ulën ndjeshëm të shoqëruara me reshje të dobëta shiu edhe me erëra të forta në qytet dhe fshatrat për rreth.

Në zonat e larta malore në mëngjes ka mjegull ndërsa kanë rënë edhe  reshjet e para të dëborës. Dëbora e nisur nga mesnata e djeshme ka zbardhur Shishtavecin.

Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.

Dëbora ka zbardhur edhe malin e Gjalicës duke paralajmëruar zbritjen e saj edhe në zonat e ulëta poshtë malit.

Në Kukës prej ditësh është prezent moti i vranët dhe me reshje shiu, tipike të vjeshtës.

Por, dimri në Kukës edhe sivjet shihet si i vështirë për shkak të pandemisë së COVID-19, por edhe gripit stinor.

Autoritetet lokale thonë se kanë marrë masa për të pritur dimrin e sivjetshëm veçanërisht në zonat malore./albeu.com

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: