BulqizëLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri

Bulqizë, përndiqte 29-vjeçaren dhe e kërcënonte me mesazhe, arrestohet 34-vjeçari

Share

Përndiqte një 29-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme dhe e kërcënonte me mesazhe në telefon,  arrestohet në flagrancë nga Policia 34 vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 34 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 29- vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Një kafe nga ju!

Back to top button