Aktualitet dhe LajmePërditshmëriShqipëria

Burri masakron gruan se pagoi dritat: Jam unë burri, herën tjetër të vras fare

Ka dhe kështu !

Share

Përse e pagove ujin dhe dritat?”, pas kësaj pyetjeje një 59-vjeçare është ndodhur nën dhunën e bashkëshortit, i cili e ka goditur derisa ajo është shtrirë përtokë dhe ka humbur ndjenjat. Sipas një burimi të gazetës Si ngjarja ka ndodhur në zonën e Laknasit, Kamëz, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici nga e dhunuara me inicialet R. T.

Gjatë veprimeve hetimore, policia e përshkruan gruan me shenja në ngjyrë mavi në trup dhe në fytyrë, si gjurmë të goditjeve, ndërkohë që për këtë sulm në banesë nuk ka qenë i pranishëm asnjëri nga fëmijët. Sidoqoftë, fëmijët e çiftit tregojnë se e ëma qëllohej shpesh nga burri dhe skenat e dhunës ishin të përditshme në shtëpinë e tyre.

R. T. sipas burimeve policore të gazetës Si u rrah pak orë pasi në shtëpinë e çiftit kishin qenë faturuesit e ujësjellësit. Ata ankoheshin për mbifaturimin e ujit, por nëpunësit ju kanë thënë se edhe në rast mbifaturimi ata do përpiqeshin të korrigjoheshin duke ju zbritur çdo muaj nga vlera e deklaruar.

Por për të qetësuar mosmarrëveshjen mes bashkëshortit dhe faturuesve, 59-vjeçarja ka ndërhyrë duke ju lutur që të mos bënte sherr. “Ai më shtyu dhe më goditi në sy të tyre, – i thotë policisë, – nëna e tre fëmijëve dhe kur ikën ata më rrahu se përse ndërhyra në punë burrash”.

Më vonë sipas denoncimit të qytetares me inicialet R. T ka folur me djalin e madh që e ka këshilluar “paguani ujin dhe dritat”. “Im bir më dërgoi lekë dhe i pagova edhe ujin edhe dritat, e bëra që mos të kishim sherr të ndezur”, rrëfen 59-vjeçarja. Burime të gazetës Si shtojnë se kur R. T u kthye në shtëpi ai e pyeti “përse i ke paguar dritat dhe ujinburri i shtëpisë jam unë dhe jo ti”.

Gruaja shton në denoncim “më goditi me grushte, më tha herën tjetër do të qëlloj më keq se sot, do të vras fare”. Sipas burimeve gruaja është përpjekur t’i shpëtojë nga duart, por ai ka filluar sërish ta godasë derisa ajo është shtrirë përtokë. “Më mori telefonin që mos të kisha mundësi të njoftoja askënd.

Derisa erdhi vajza dhe djali i vogël që më gjetën të mbyllur në dhomë”, mbyll kallëzimin R. T, ndërkohë që për i shoqi i moshës 60 vjeç do të hetohet për dhunë në familje, sipas veprës 130 fraksion a të Kodit Penal./Si

Albeu.com

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button