Aktualitet dhe LajmeBotaLajmi i funditPërditshmëri

Çernobili pa energji! Ukraina jep alarmin: Evropa rrezikohet të goditet nga rrezatimi

Share

Ukraina paralajmëron se Evropa mund të goditet nga rrezatimi shkatërrues i Çernobilit, pasi trupat ruse ndërprenë energjinë elektrike në centralin bërthamor.

Centrali, i cili u sulmua nga forcat ruse muajin e kaluar, nuk ka furnizim me energji elektrike, pasi trupat ruse shkëputën zonën nga rrjeti kombëtar këtë të mërkurë, raporton “The Sun”.

Gjeneratorët e urgjencës tani po furnizojnë centralin me energji rezervë, por ata kanë karburant të mjaftueshëm vetëm për 48 orë, përpara se rrjedhjet e rrezatimit të bëhen “të pashmangshme”.

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës tha se ndërprerja e madhe e energjisë rrezikon të dërgojë substanca radioaktive në ajër, sepse centrali nuk mund të ftohë karburantin e harxhuar bërthamor.

Energoatom paralajmëroi: “Reja radioaktive mund të bartet nga era në rajone të tjera të Ukrainës, Bjellorusisë, Rusisë dhe Evropës”.

Dhe pa energji elektrike, sistemet e ventilimit në central do të ndalojnë gjithashtu punën, duke e ekspozuar stafin ndaj dozave të rrezikshme të rrezatimit./lajmifundit.al/

Një kafe nga ju!

Back to top button