Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriPersonalitetePolitikëShqipëria

Çështja “Toyota Yaris”, Lulzim Basha mbërrin në SPAK

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Kryedemokrati do të pyetet nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.

Kujtojmë se në vitin 2018, Basha ka deklaruar në Parlament që një sasi prej 3.4 milionë eurosh do mbërrijë në Portin e Durrësit.

Me gishtin tregues drejt deputetëve, ndërsa përballë kishte Taulant Ballën dhe pas shpinës kryeministrin Edi Rama, të cilët të dy e shoqëruan fjalën e tij me të qeshura të zëshme, Lulzim Basha tha: “Njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë, ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them. Dhe ka porositur një Toyota Yaris, por ata kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar, bashkë me 1, 5 milionë euro të drogës brenda”.

Kjo deklaratë u pohua nga foltorja prej Bashës  në datën 21 qershor 2018. Tre ditë më vonë, më 24 qershor 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri./albeu.com/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: