Aktualitet i ditësLajme nga DibraShqipëria

Cfarë duhet të dini kur të kaloni doganën!

Prej 6 shtatorit kanë hyrë në fuqi kushtet e reja anti-Covid për të hyrë në vendin tonë. Kjo nënkupton se të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri nga të gjitha pikat kufitare, duhet të plotësojnë 1 nga 3 kushtet e mëposhtme:
✅ Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
✅ Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
✅ Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla vlejnë edhe për pasagjerët që kalojnë tranzit në vendin tonë ndërsa të vetmit që përjashtohen nga kriteret më lart janë fëmijët deri në 6-vjeç. Përsa i përket qytetarëve rezident në Shqipëri, të cilët vijnë në vend dhe nuk kanë asnjë prej dokumenteve të kërkuara, duhet të izolohen për 10 ditë dhe pas izolimit duhet të njoftojnë autoritetet përkatëse shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës.
Në pikën kufitare të Ballatës në Maqellarë, ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, numri i personave që kalojnë është i pakët, krahasuar me muajt e tjerë.
Fotot edhe lajm i huazuar nga portali Bulqiza ime

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: