Aktualitet dhe LajmeBotaLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Cfarë u vendos?! Përfundon raundi i tretë i negociatave Ukrainë-Rusi

Raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka përfunduar në Belovezhskaya Pushcha, njoftoi Ambasada e Federatës Ruse në Bjellorusi.

Delegacioni i Ukrainës u largua nga Belovezhskaya Pushcha me helikopterë.

Bisedimet duhej të fillonin në orën 16:00 me orën e Kievit, por pati një vonesë për shkak të logjistikës së vështirë të delegacionit ukrainas.

Bisedimet përfunduan në orën 19:50 me kohën e Kievit, sipas Ambasadës Ruse në Bjellorusi.

Vendosja e korridoreve që do të mundësonin popullatën që të largohej nga qytetet e prekura nga lufta ka qenë e vështirë ditët e fundit, me raportime që thonë se Rusia po i bombardon ato.

Ndërkohë, ditën e enjte, në Turqi, do të zhvillohet një takim mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kulebo.

Sipas OKB, 406 civilë janë vrarë dhe 801 të tjerë janë plagosur që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë, në 24 shkurt. OKB pranon se shifrat e sakta me shumë mundësi janë “më të larta”./lajmifundit.al/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: