AktualitetAktualitet i ditësArsim dhe KulturëLajme nga DibraOJQ dhe OJFSocial kulturore

Çka do të thotë të jesh “burrë” në Dibër

Agritra-Vizion zhvilloi nje takim ne forme bisedimi shume interesant sot ne Peshkopi.

Nisi keshtu: Unë akoma e kam të vështirë të merrem me larjen e enëve kur në familje është prezent babi dhe mami im, sepse ato mendojnë se kjo është puna e gruas time.
– Prindërit e mi gjithmonë më kanë siguruar mua që kjo është shtëpia jote, jo e motrës, pasi në Dibër thuhet “vajza lind në derë (shtëpi) të huaj dhe shkon në shpinë e saj”. Këto ishin disa nga opinionet që diskutuan djemtë e burrat në takim.

Startoi sot edhe në Dibër fushata #burratdjemtëflasin , #globalguytalk që u zhvillua në Peshkopi me burra e djemtë.
Ky aktivitet u realizua për të folur për çka do të thotë të jesh “burrë” në Dibër dhe çfarë duhet ndryshuar që djemtë e burrat të mos jenë më pre e normave e stereotipeve gjinore.

Kete takim shume interesant e ndoqem nga afer edhe ne si portali me i madh dibran ku dhame edhe ne mendimet dhe opinionet tona se si mund thyejme ne te paret tabute dhe mentalitetitet e nje komuniteti si ky i Dibres

Faleminderit shume Agritra-Vizion per angazhimin tuaj per civilizimin e perbashket!

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: