Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditNë Dibër të MadhePërditshmëri

“Çlirohen” trotuaret në Dibër të Madhe

Ishte një problem shumë serioz dhe me të drejt qytetarët dibran reagonin. Por, tani kur përfunduan punimet në lidhje me projektin “Shëtitorja e Dibrës”, çdo gjë erdhi në vendin e vet. Kështu ka deklaruar kryetari i Dibrës Hekuran Duka në lidhje me reagimet që patën dibranët gjatë periudhës kur vozitësit si parking shfrytëzonin trotuaret e qytetit respektivisht të shëtitores.

Vjollca SADIKU

Dibër, 16 qershor – Disa muaj me radhë gjatë procesit të punimeve në shëtitoren në Dibër, trotuaret ishin vend parkim për automjetet, kurse këmbësorët kishin telashe të mëdha me lëvizjen e lirë të tyre. Reagimet të qytetarëve ishin të mëdha meqë bëhet fjalë për pjesën qendrore të qytetit ku frekuenca e këmbësorëve është e madhe. Në shëtitoren ku faktikisht është edhe rruga ku kalojnë automjetet, pronarët e objekteve afariste si parking të automjeteve shfrytëzonin trotuaret. Por kjo dukuri u tejkalua dhe trotuaret u “çliruan” nga automjetet meqë komuna Dibër vendosi mbrojtës metalik në pjesën mes rrugës dhe trotuareve.

Ishte një problem shumë serioz dhe me të drejt qytetarët dibran reagonin. Por, tani kur përfunduan punimet në lidhje me projektin “Shëtitorja e Dibrës”, çdo gjë erdhi në vendin e vet. Kështu ka deklaruar kryetari i Dibrës Hekuran Duka në lidhje me reagimet që patën dibranët gjatë periudhës kur vozitësit si parking shfrytëzonin trotuaret e qytetit respektivisht të shëtitores. Sot ky problem është tejkaluar me sukses, thotë Duka dhe shton se është korrekt të mos dëmtohen edhe mbrojtësit metalik meqë ka patur raste kur qytetarë të pandërgjegjshëm me tendencë dëmtonin edhe këta mbrojtës. Kryetari i Dibrës Hekuran Duka potencon se tani si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës në trotuare nuk ka më automjete dhe popullata mund të lëviz pa probleme dhe pa kufizime. Aktualisht reagimet të dibranëve janë pozitive meqë ata thonë se problemi disa mujor me bllokimin e trotuareve ka përfunduar. Tani është kënaqësi të lëvizësh në këtë pjesë qendrore të qytetit ku ka një ndriçim të nivelit të lart gjatë natës kurse për automjetet të cilët transportojnë mallra në këtë pjesë qendrore të Dibrës ka edhe parkingje të përcaktuara me projektin në fjalë. Poashtu tani më janë vendosur edhe dru dekorativ dhe së shpejti pritet që të vendoset edhe sinjalizimin horizontal i cili u vendos por pastaj u fshi meqë siç thonë kompetentët materiali i përdorur nga ndërmarrja nuk ka qenë e nivelit të duhur.

Kur jemi tek pjesa qendrore e qytetit në Dibër të theksojmë se me vendosjen të mbrojtësve metalik situata dukshëm është përmirësuar edhe në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë në komunikacion, jo vetëm në shëtitore por edhe në sheshin “Skënderbeu”. Ndërtimi i trotuareve të ri në pjesën e sheshit të “Skënderbeut” si dhe në afërsi të parkut të qytetit tani ka lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në përgjithësi. Këta projekte janë realizuar me mjete të drejtpërdrejta nga buxheti lokal i komunës dhe faktikisht dukshëm kanë rregulluar sigurinë në komunikacion, por njëkohësisht kanë mundësuar një lëvizje të lirë të qytetarëve në pjesën më frekuentive të qytetit.

Souce link (koha.mk)

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: