Lajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

Çmendet Basha, mbledh Kryesinë e shkarkuar për të përjashtuar 5000 delegatët

Share

Çmenduria në partinë e vulës nuk ka fund. 

Kryetari në prag të shkarkimit, Lulzim Basha ka autorizuar ish-Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi të thërrasë në një mbledhje urgjente Kryesinë që u shkarkua pak orë më parë nga 5 mijë delegatët e Kuvendit Kombëtar.

Burime për SYRI-n bëjnë të ditur se Basha ka thirrur ish-Kryesinë me idenë se do të shkarkojnë 5 mijë delegatët që votuan sot unanimisht ndryshimet statutore si dhe shfuqizuan vendimet e fundit të Lulzim Bashës.

Ndër to, edhe vendimin për Kuvendin e 18 dhjetorit, ndërsa në këtë ditë do të zhvillohet referendumi i anëtarësisë për të ratifikuar vendimet e Kuvendit të ditës së sotme.

Megjithatë, çfarë do lloj vendimi që të marrë Lulzim Basha me Kryesinë e shkarkur ato nuk kanë asnjë vlerë statutore, pasi statuti i ri me ndryshimet e miratuara sot, ka hyrë në fuqi.

Njoftimi i shpërndarë për mediat

Të nderuar anëtarë të Kryesisë, 

Sot ora 18:00 do të zhvillohet një mbledhje urgjente e Kryesisë së Partisë. 

Sekretari i Përgjithshëm,
Gazment Bardhi

©SYRI.net

Një kafe nga ju!

Back to top button