Aktualitet dhe LajmeDibër të MadheLajme nga DibraPërditshmëriPeshkopi

Covid-19, Kryefjala e këtyre ditëve në Dibër

Ne të bëjmë tonën!

Share

Cdo dite qarkullojne lajme dhe të dhëna për shtimin e numrit të të infektuarve si në Diber  të Madhe dhe në Dibër të Vogel, gjë e cila shihet dhe nga shifrat e sëmundshmërisë të cilat publikohen nga instancat shtetërore.

Situata ne opinonin publik nuk eshte aspak normale sepse përvec se flitet per të, por shikon kudo popullaten qe kane marre masa per tu mbrojtur nga Covid -19 , ku kanë reduktuar edhe lëvizjet në qytet!

Ne nuk duhet të presim që të shkojmë drejt shtimit te pasojave negative, andaj maskat duhet të mbahen në mënyrë të vazhdueshme duke hequr dore sa me pare edhe nga normaliteti!

Eshte detyrë qytetare që t’ju ftojme të kujdesemi për veten dhe për të tjerët. Është koha e përkujdesjes e cila duhet të na zhvillojë përmasën e solidaritetit me njëri-tjetrin dhe ndaj të mirës së përbashkët.

Mjekët po na thonë të kemi kujdes. T’u besojmë atyre e t’ua dëgjojmë e zbatojmë këshillën.

Prandaj: Distancim fizik, përdorim i maskave në ambjente të mbyllura dhe përgjegjësi ndaj simptomave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button