Aktualitet i ditësPolitikëShqipëria

Çuçi jep urdhërin: Ndërtesat që nuk legalizohen, të shemben urgjent!

Ndërtesat të cilat kanë marrë “JO” për legalizim, do të shemben. Ky është vendimi i fundit nga ministri I Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një takimi me drejtuesit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Terroritorit për operacionin “Bregdeti Ynë”.

Çuçi theksoi edhe njëherë se kontrolli i territorit është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë prandaj do të investohet edhe në pajisje të teknologjisë së lartë. Ai kërkoi nga drejtuesit e IKMT që të vijohet gjithashtu me shembjen e objekteve që nuk legalizohen.

“IKMT është një nga agjencitë më të rëndësishme. Jo më kot e kaluam në varësi të Ministrisë së Brendshme sepse duam një strukturë shumë të fortë reaguese në terren për të kontrolluar territorin nga ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit. Duhet të vijoni sa më shpejt me shembjen e objekteve që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit”, tha Çuçi. /albeu.com/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: