Dibra MarketingGuida dhe guiderHistori dhe TregimeHostele dhe BujtinaHoteleInformacion TuristikKulinari dhe ArtizanaleLajme nga DibraOJQ dhe OJFPeshkopiProdukte DibreVisit Diber

D2T, Dibër: Turizëm & Traditë

Zyra e Informacionit Turistik të Dibrës

Share

Mirë se vini në Zyrën e Informacionit Turistik

Zyra e Informacionit Turistik të Dibrës është e hapur përgjatë gjithë vitit. Zyra ndodhet në një pozicion shumë të përshtatshëm të qytetit, në katin e dytë të Pallatit të Kulturës, i cili ndodhet në shëtitoren kryesore të Peshkopisë, mes drurëve dekorativë të Blinit. Zyra e Informacionit Turistik është hapur nga GLV-ja Dibra Turistike dhe Bashkia e Dibrës, për t’ju ofruar vizitorëve dhe turistëve mikpritje dhe informacionin turistik, duke krijuar në këtë mënyrë imazhin e parë pozitiv të rajonit. Në Zyrën e Informacionit Turistik do të gjeni një personel miqësor dhe me njohuritë e duhura që mund të ju ndihmojë të eksploroni shumë atraksione dhe ture turistike, të njiheni me guzhinën tradicionale, restorantet, baret, hotelet, dyqanet dhe eventet që Dibra ka për të ofruar!
Për t’ju mundësuar kontaktin e parë të turistëve ose vizitorëve me rajonin, Zyra e Informacionit Turistik u jep vizitorëve një shërbim të personalizuar nëpërmjet specialistëve të informacionit, të cilët ofrojnë informacionin turistik, broshura informuese, hartat dhe itinerare sipas nevojës së turistëve, në disa gjuhë të huaja.

Falë mbështetjes së programit “Turizmi si një avantazh udhëheqës i ekonomisë”, financuar nga USAID/Shqipëri dhe Ambasada Suedeze në Tiranë, në mars të vitit 2017, Fondacioni Shqiptarë i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF), në partneritet me Bashkinë e Dibër dhe me Grupin Lokal të Veprimit “Dibra Turistike”, janë duke zbatuar projektin;Dibër: Turizëm dhe Traditë ( D2T), me një grant prej 750,000 $.
Projekti trevjeçar synon të zhvillojë turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Dibrës duke u fokusuar në tre objektivat strategjike kryesore: 1) Për të mundësuar mjedisin e përshtatshëm për zhvillimin e turizmit; 2) Për të rritur aftësitë e fuqisë punëtore në sektorin e turizmit; dhe, 3) Për të hartuar, zhvilluar dhe promovuar produktet e integruara të agroturizmit. Deri në prill të vitit 2020, D2T parashikon një rritje të punësimit dhe të ardhurave të familjeve të Dibrane, bazuar në rritjen e numrit të turistëve dhe në cilësinë e përvojës së tyre.
Përmes partneriteteve me bizneset dhe qeverisjen vendore, projekti do të zhvillojë atraksione të agrobiznesit në harmoni me natyrën, kulturën dhe mjedisin, si shtigje për ecje në këmbë dhe me biçikleta; njësi akomodimi turistik/shtëpi pritëse dhe fshatra tradicionale turistik; futjen e sistemeve të vetqëndrueshme të menaxhimit të energjisë dhe mbetjeve; përmirësimin e Infrastrukturës turistike, dhe do të trajnojë guida lokale dhe bizneset e tjera.

Kjo eshte faqja e tyre si website https://visitdiber.com/

I gjeni ne FB https://www.facebook.com/visitdibra/

I gjeni neinstgram. https://www.instagram.com/visitdiber/

Contact info

Bulevardi Elez Isufi, Peshkopi, Albania

+355673840009

ticdiber@gmail.com

https://www.visitdiber.com

Orari:

E Henë – E Premte 8:00 – 17:00 (Maj – Tetor),

E Henë – E Premte 9:00 – 16:00 (Nëntor – Prill)

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button