Informacion TuristikPërditshmëriProdukte DibreShqipëriaVisit Diber

Del në shitje boronica e Dibrës!

Boronica e Dibrës dhe vetitë e saj kuruese, ja sa e dobishme është për shëndetin

Share

Në bjeshkët e Korabit, te Hinoskes dhe siper fshatit turistik Rabdisht , gjen pafund metra katror tokë me frutin kurativ boronicën. Banorët e zonës, familjarët së bashku me fëmijët e tyre dalin dhe e mbledhin për ta shitur në tregun e qytetit të Peshkopisë.

Çmimi i boronicës varin nga 500 lekë deri në 2500 lekë. Më shumë treg shitjeje gjen në stinën e verës.Ajo jo vetëm që blihet nga vendasit por edhe nga qytetarë jashtë Dibrës.

Boronica rekomandohet të konsumohet e njomë ose të zihet dhe të pihet si caj,të njëjta veti shëruese përfiton organizmi i njeriut.

Fryrja e stomakut është një problem për shumë njerëz. Për këtë është e rëndësishme që të marrim produktet e nevojshme, që të ndihmojnë për një shëndet më të mirë.
Shpesh personat priren që për të eliminuar këtë problem të marrin medikamente të ndryshëm pa menduar se këto janë probleme, që mund të eliminohen në mënyra natyrale.
Një rëndësi të veçantë për këtë ka boronica një frutë, që njihet për shfryrjen e organizmit dhe veçanërisht të barkut. Këshillohet të konsumohet çdo ditë sidomos nga femrat pas moshës 40-vjeçare.
Boronica kuron problemet e venave, variçeve, si dhe ndihmon qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, janë tejet të dobishme për të gjithë ata që kanë probleme me kilogramët e tepërt dhe këshillohet ngrënia e tyre pa marrë parasysh se çfarë diete aplikoni.
                               Dobitë e boronicës
Boronicat janë të pasura me vitaminat C dhe E, riboflavinë, niacinë dhe acid folik.Boronicat përmbajnë minerale siç janë hekuri, magnezi, mangani dhe kaliumi.Boronicat përmbajnë acid salicilik, versionin natyror të aspirinës. Acidi salicilik hollon gjakun dhe zvogëlon dhimbjet.Boronicat janë ushqim i përkryer kundër inflamacioneve.Boronicat rrisin prodhimin e dopaminës që është përgjegjëse për humorin e mirë. Dopamina është në nivele të ulëta te personat me sëmundjen e Parkinsonit.Boronicat përmbajnë grup të fitonutrientëve natyrorë, të cilët quhen proantocianide që kanë aftësi unike për të mbrojtur pjesët ujore dhe yndyrore të trurit nga dëmtimet për shkak të disa toksineve ambientale.Boronicat janë një nga burimet më të pasura të proantocianideve. Këto fitonutrientë zvogëlojnë nivelet e radikaleve të lira të cilat janë të lidhura me plakjen (po rrudhat) dhe sëmundjet.
Nga  XHOANA VRANICI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button