Aktualitet i ditësLajme nga DibraNë MaqellarëShqipëria

Dibër. Fshati Kllobçisht po braktiset jo vetëm nga të rinjtë por edhe mosha e tretë

Fshati Kllobçisht në Njësinë Administrative Maqellarë në Dibër, po braktiset nga të gjithë. Shkak për këtë po bëhet mungesa e investimeve dhe e punës. Të rinjtë e këtij fshati janë larguar jashtë vendit pothuajse të gjithë, ndërsa kishte mbetur aty vetëm mosha e tretë. Por edhe këta të fundit thonë se do të largohen, pasi nuk shohin asnjë mundësi për të vazhduar jetesën në këtë fshat i cili është i braktisur nga pushteti vendor e ai qëndror. Banorët e mbetur aty thonë se infrastruktura rrugore e fshatit është skandaloze sidomos gjatë ditëve me shi apo me dëborë. Mungesa e investimeve në këtë fshat edhe pse është tërësisht i grupuar, ka bërë që banorët e mbetur aty të jenë skeptik për një të ardhme më të mirë, ndaj thonë se do të largohen drejt vendeve ku jetojnë fëmijët e tyre.  Fshati Kllobçisht është në kufi me Maqedoninë e Veriut. Banorët thonë se shumë prona të tyret kanë mbetur në anën tjetër të kufirit, duke mos marrë asgjë si kompensim.

Mattv.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: