Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri

Dibër/Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.

Share

Dibër

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.

Vihen në pranga dy shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë policore se dy shtetas që qarkullojnë me një automjet tip ‘Fiat’, shpërndajnë lëndë narkotike, forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar, me të cilin udhëtonin dy shtetas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. K., 26 vjeç, dhe E. D., 24 vjeç, banues në Peshkopi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Një kafe nga ju!

Back to top button