Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëri

Dibër: Ndahet nga jeta prej Covid-19 Asllan Adem Xhani

Share

Nga Kamber Faruku

Një lajm i hidhur: Ndahet nga jeta prej Covid-19 Asllan Adem Xhani, një ndër intelektualët me emër në Dibër dhe më gjërë në fushën e veterinarisë.
Llan Xhani, siç e njihnim ne, ka dhënë një ndihmesë të madhe si mjek veteriner në zonat e Muhurrit, Sllatinës, Kastriotit dhe mbarë Dibrën. Vitet e fundit, para se të dilte në pension, Asllan Xhani punoi në Drejtorinë e Bujqësisë të Dibrës.
Asllan Xhani ka dhënë një kontribut të shquar shkencor në studimin e sëmundshmërisë në gjedhe dhe të imëta në mbarë Dibrën duke u botuar studimet e tij nga Instituti i Veterinarisë.
Asllan Xhani ishte një mjek veteriner shumë i zoti. Bashkë me kolegun e tij Rami Gjymishka kanë bërë një punë ta jashtëzakonshme në fushën e kirurgjisë te kafshët shtëpiake.
Për një kohë të gjatë Asllan Xhani është marrë dhe me studimin e sëmundjeve te pulat dhe sidomos të sëmundjes së Pestës.
Vitet e fundit, Asllan Xhani bëri një punë ta jashtëzakonshme për zhvillimin e bletarisë duke sjellur falas lloje të shumta bletësh nga Turqia nëpërmjet shoqatës së bletëve.
Ai ishte një mjek dhe shkencëtar i terrenit, me çanten me vete jo vetëm me ilaçe, por të mbushur me shënime, skeda dhe statistika. Studimet e tij të shumëta dhjetëravjeçare i botoi herëpashere në shtyp dhe revista shkencore.
Me ndarjen nga jeta të Asllan Xhanit humbet një shkencëtar dhe intelektual i shquar. Humbet një shok, një mik dhe një shpëtimtar i kudogjendur pranë fshatarëve në nevojë. Deri në fundin e jetës i tillë mbeti i paharruari Asllan Xhani.
Back to top button