Lajme nga DibraLajmi i funditNë PeshkopiPërditshmëri

Dibër, nisin rreshjet e borës me intensitet

Këtë të premte kanë nisur rreshjet e dëborës në qytetin e Peshkopisë. Nga pamjet e siguruar shihet zona e Bulevardit “Elez Isufi” e zbardhur nga bora, e cila vazhdon të bjerë me intensitet shumë të lartë.

Ashtu siç ishte parashikuar nga meteorologët zonat malore do të zbardhen nga rreshjet e dëborë këto dy ditë, më pas i gjithë vendi do të pushtohet nga i ftohti dhe ngricat. Javën e ardhshme pritet të temperaturat të shkojnë deri në -17 gradë.

Dëbora ka shtruar në rrugë, ndërsa në zonat e thella trashësia varijon deri në 25 cm. Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi- Tiranë vijon pa probleme. Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi duhet të bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi-Draj Reç-Kukës me zinxhirë.

Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd, segmenti nga Ostreni drejt Steblevës kalimi bëhet me zinxhirë.

Mësimi ka nisur normalisht dhe nga informacionet që kemi, shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje.

Ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike./albeu.com

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: