Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriPolitikëShqipëria

Dibër, protestë për rrugën që duhet të ishte bërë !

Share

Banorët e 4 fshatrave në Dibër, protestë për rrugën që i lidh me Peshkopinë: E pakalueshme, nuk do votojmë më 25 prill.

Banorët shprehen se në këto 30 vite askush nuk ka menduar për ta, minimumi për rrugën e cila bëhet e pakalueshme sa herë ka reshje shirash apo bore. Edhe pse prej 2 vitesh njëri nga këto fshatra, Rabdishti është pjesë e programit të qeverisë “100 fshatrat turistik”, asnjë investim nuk është bërë në të. Në këto kushte banorët paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve të 25 Prillit.

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe kandidati i PD për Qarkun Dibër në këto zgjedhje i cili është nga kjo zonë,

z Luan Haka.  i cili poston per kete problem edhe ne faqen e tij Zyrtare ku shkruan :

?Sot gjatë një takimi shumë të sinqertë dhe aspak politik, me banorët e fshatrave Rabdisht, Bellovë, Cerjan dhe Zagrad.
?Edhe pse dukej si një protestë ndaj kesaj qeverie, ne e konsiderojmë si të drejtë revoltën tuaj, sepse plotësimi i të drejtave që ju jep barazia e ligjit dhe e investimeve publike është primare.
?Me thënë të drejtën e kishim të veshtirë edhe të flisnim sepse pakënaqësia e ketyre 8 viteve, nuk na lejonte te japim fjalën dhe besën se me ardhjen e #PartisëDemokratike në pushtet dhe përfaqësimin #tim#Parlament si djalë i kësaj zone, ndërtimi i rrugës që lidh këto fshatra shumë afër qytetit, do e bëj këtë vend shumë të zhvilluar përsa i përket rritjes ekonomike, duke e kthyer në një bum turistik sepse të tillë e ka krijuar vet #Zoti.
↪Rruga do bëhet sepse do t’a bëj.
?Motra dhe vëllezër ne do të fitojmë sepse sëbashku fitojmë✌
Back to top button