AktualitetAktualitet i ditësLajme nga DibraPersonalitete

Dibra festoi sot 65-së vjetorin e kompozitorit dibran Përparim Tomçini, “Mjeshtër i madh”

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij.

Sot ne qytetin e Peshkopise u festua nën drejtimin e drejtorit te Pallatit te Kultures  z. Arif Vladi ,  dhe te gjithe kolegeve te tij , 65 vjetori i artistit të talentuar dhe kompozitorit të njohur dibran, Përparim Tomçini.

Me një krijimtari të suksesshme muzikore dhe mbi 400 kompozime me natyrë lirike, epike dhe folklorike, trashëgimia e çmuar që la pas në muzikë dhe art do të kujtohet gjithmonë me nderim, si një shembull frymëzimi dhe motivimi për brezat e rinj të artistëve shqiptarë.

Përparim Tomçini i Dibrës, njeriu zemërbardhë e miku zemërmirë, artisti i talentuar dhe me një profil të spikatur e të konsoliduar prej vitesh, që me shpirtin e vet qytetar dhe forcën e talentit të madh, i dha këngës dibrane përmasat e shpirtit shqiptar, duke e ngritur atë në nivele të panjohura më parë dhe duke e bërë këngën e të gjithëve, të shqiptarëve e zemrave të tyre.

 

Buzëqeshja dhe kontributi i tij  për muzikën, artin dhe kulturën dibrane do na shoqërojë gjatë gjithë jetës!

Kompozitori dhe artisti që Dibra nuk do e zëvendësojë kurrë!
?Mik i shumë shqiptarëve, dhe një prind shembullor.?

Përparim Tomçini i Dibrës

 

Ka mbaruar Akademinë e Arteve, Dega Kompozicion me rezultate të shkëlqyera. Që nga vitit 1979 e në vazhdim, ishte përgjegjës i Muzikës në Shtëpinë e Kulturës “Haki Stërmilli” në Peshkopi dhe pastaj në Bashkinë e Kamzës. Krijimtarinë muzikore e ka filluar që kur ishte student. Në vitin 1979, në konkursin me krijimtarinë e studentëve të Akademisë së Arteve, fitoi çmimin e parë me rapsodinë vokale për Isa Buletinin, fitoi Çmimin e Parë në konkursin kombëtar të krijimtarisë artistike për gjinitë e mëdha me rapsodinë vokale “Rrënjët në gjak i ka liria”. Është autor i përpunimeve muzikore në mënyrë mjeshtërore të “Këngës së Rexhës”, “Pjergullo, moj pjergullo”, “”Po vjen zogu për rreth livadhit”, “Po këndojnë pushkët nëpër kulla”, “Sefë Kosharja i pari i fisit”, “O, prite Azem Galicën” etj., këngë të cilat janë interpretuar me nivel të lartë artistik nga Liri Rasha, Saje Poleshi, Qerim Sula, Arif Vladi etj. Ka një krijimtari shumë të suksesshme muzikore dhe është autor i mbi 400 kompozimeve dhe përpunimeve të këngëve e melodive. Ka drejtuar tri ansamble artistike dhe një ansambël folklorik Ka realizuar 6-7 premiera ansamblesh në Televizionin Shqiptar me ansamblin “Dibra” e dhjetëra festivale të këngës dibrane. Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta e ka dekoruar kompozitorin me titullin “Nderi i Kombit”. Nga Bashkia e Dibrës është shpallur “Nderi i Kulturës Dibrane”, ndërsa nga presindenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi është dekoruar me motivacionin: ”Për kontribut të madh për lirinë, për kontributin e madh në muzikë dhe art barazinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këngët e tij kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”. U nda nga jeta më 5 qershor 2020.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: