Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Dibra “mbërthehet” nga ngricat: Rruga e Arbrit e mbyllur, zonat pa drita e ujë dhe rrugët ku duhen patjetër zinxhirë

Share

Ndërprerja e reshjeve të dëborës, mbrëmjen e djeshme ka bërë që të ulen ndjeshëm temperaturat në të gjithë Dibrën. Si pasojë e ngricave vijon të jetë e bllokuar Rruga e Arbrit. Policia ka vendosur postblloqe në Klos dhe në Bastar-Murrize dhe detyron drejtuesit e mjeteve të marrin aksin e vjetër nga Burreli, deri në një njoftim të dytë.

Aksi Peshkopi-Klos kalimi bëhet me zinxhirë në orët e mëngjesit për shkak të ngricave, ndërsa më tej Klos – Skuraj pa probleme.

Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi- Draj Reç- Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.

Pjesa më e madhe e fshatrave në zonat e thella të Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit, janë të izoluar dhe rrugët janë ende të pa hapura.

Janë prej 48 orësh pa orësh pa energji elektrike Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni dhe Sllovë.

Në Bulqizë vijojnë të jenë pa energji prej 48 orësh Njësitë Administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe një pjesë e fshatrave të Fushë Bulqizës.

Për shkak të ngricave një pjesë e qytetit të Peshkopisë kanë mungesë të ujit të pijshëm, tubacionet kanë ngrirë pasi temperaturat gjatë natës kanë qenë rreth -15 gradë nën zero.

Nga informacionet që kemi nga spitali Rajonal Dibër, nuk ka pasur thirrje për emergjenca shëndetësore apo civile./albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button