Aktualitet i ditësLajme nga DibraLajmi i funditShqipëria

Dibra mbulohet nga dëbora, policia zbulon akset më problematike: Kujdes nga Rruga e Arbërit (FOTO LAJM)

Një ndër qarqet më problematike në Shqipëri si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dëborës është Dibra.

Policia ka bërë me dije mbi akset më të rrezikishme aktualisht duke u bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të marrin masa për goma dimri dhe zinxhirë për dëborën.

Nisur nga situata e krijuar, shërbimet e Policisë Rrugore nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbërit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dibër

Për shkak të reshjeve të dëborës janë krijuar ngrica dhe vështirësi në rrugë, ku si pasojë qarkullohet vetëm me zinxhirë në akset rrugore Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë ; Bulqizë-Klos; Klos-Qafë Murrizë.

Aksi rrugor Klos-Mat- është i hapur, aktualisht pa probleme.

Nisur nga situata e krijuar, shërbimet e Policisë Rrugore nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbërit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrisin kujdesin në rrugë gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të akullit e të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, të rrisin vigjilencën si dhe të shmangin qarkullimin e pa nevojshëm. /albeu.com/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: