Aktualitet dhe LajmeDiaspora DibraneDibër të MadheLajme nga DibraPërditshmëriRajoni

Dibra mes luksit dhe fukarallëkut!

Share

“Shkrirja” e klasës së mesme sidomos ka të bëjë edhe me faktin se ka patur familje që kanë mbajtur mesataren e standardit, por që me një rrogë në familje dhe duke u rritur fëmijët, tani kanë “rrëshqitur” në familje me probleme sociale. Dibranët, për fat të keq, edhe pse njihen mes vete, tashmë jetojnë në dy botëra të ndryshme – ata që në çdo moment posedojnë dhe ata të cilët nuk mund të siguroj as kafshatën e bukës

Vjollca SADIKU

Dibër, 16 dhjetor – Nga viti në vit, divergjencat sociale në Komunën e Dibrës janë në rritje. Tre dekadat e fundit dukshëm është duke u “shkrirë” klasa e mesme e popullatës dhe ka një rritje të dukshme të familjeve, të cilët kanë standard të lartë, por edhe familjeve të cilët nga dita në ditë mezi mbijetojnë. Për fat të keq, këto dallime sociale vazhdojnë të rriten edhe më tej. Një pjesë e dibranëve vazhdojnë të jetojnë me një standard të lart, kurse pjesa tjetër ballafaqohet me probleme të shumta sociale.

Qyteti i Dibrës, i cili është i njohur gjatë historisë për qytetari, por edhe familje të një rangu të lartë intelektual, por edhe familje të cilët duke u marrë me tregti, gjithmonë kanë patur një jetë të pasur, megjithëse kohëve të fundit ka një rritje të familjeve me probleme sociale.

 

Të dhënat të Qendrës për Punës Sociale thonë se aktualisht diçka më shumë se 700 familje me afër 4000 anëtarë janë në listë e ndihmave sociale. Duke marrë parasysh se Dibra ka një ulje të popullatës (të dhënat e fundit tregojnë se komuna nuk ka më shumë se 15 mijë), të dhënat që jep Qendra për punë sociale tregojnë qarët se një pjesë e madhe e popullatës – ballafaqohet me një varfëri radikale. Kjo pjesë e popullatës dibrane, megjithëse shpesh ndihmohet nga të afërmit e tyre, anëtarët e këtyre familjeve problem kryesor kanë sigurimin e ushqimit elementar, e të mos flasim për një jetë me standard pak më normal. Kjo pjesë e popullatës kryesisht jeton në pjesët periferike të qytetit të vjetër edhe atë në objekte të dëmtuara, por edhe objekte të cilët janë duke u rrënuar. Anëtarët e këtyre familjeve nuk mund të flasin as për shkollimin adekuat të fëmijëve. Një pjesë e kësaj kategorie, përveç ndihmës sociale, tentojnë të përmirësojnë sadopak standardin duke u angazhuar edhe në aktivitete plotësuese, kryesisht gjatë verës, duke punuar në fushat e pronarëve dibran.

Nga ana tjetër, një pjesë e theksuar e familjeve dibrane, të cilët tradicionalisht kanë patur fuqi materiale, vazhdojnë të jetojë me një standard të lart. Shtëpitë e këtyre familjeve në të kaluarën, por edhe sot, janë për plot me “salltanet”, që do të thotë me mobiljeri, teknik të bardh dhe me pajisje tjera të shtrenjta dhe luksoze. Bëhet fjalë për familje që tradicionalisht njihen si familje të pasura, por jo vetëm ata. Shumë intelektual dibran, duke shfrytëzuar pozitat e tyre politike dhe shoqërore, kanë disa të punësuar në familje dhe normalisht – nëse grumbullohen katër-pesë rroga mesatare, standardi familjar edhe rritet.

Familjet më të pasura mund të hasen në lagjet eminente të Dibrës siç janë “Venec 1”, “Venec 2”, dhe në pjesën qendrore të qytetit. Këto familje dibrane, të cilët kanë një jetë tërësisht të ndryshme nga familjet e varfra, përveç pasurisë së patundshme, kanë edhe kursime të larta në bankat e Dibrës. Posedojnë jo vetëm një automjet, por ka të tillë që kanë nga dy apo tre automjete të reja dhe të shtrenjta. Kjo situatë tregon se është duke u “shkri” shtresa e mesme e dibranëve. Shkrirja sidomos ka të bëjë edhe me faktin se ka patur familje që kanë mbajtur mesataren e standardit, por që me një rrogë në familje dhe duke u rritur fëmijët, tani kanë “rrëshqitur” në familje me probleme sociale. Dibranët, për fat të keq, edhe pse njihen mes vete, tashmë jetojnë në dy botëra të ndryshme – ata që në çdo moment posedojnë dhe ata të cilët nuk mund të siguroj as kafshatën e bukës. (koha.mk)

Source link

Një kafe nga ju!

Back to top button