Dibër të MadheDibra MarketingOJQ dhe OJFPeshkopiProdukte DibreVisit Diber

Dibra prezantoi produktet e certifikuara

Dibra dhe Debar

Share

26 Nëntor, 2019 – Ditën e martë Pallati i Kulturës “Haki Stërmilli” në Peshkopi u kthye në nje hapësirë prezantuese të rezultateve të projektit 2-vjecar për zhvillimin e qëndrueshëm të agrobizneseve në zonën e Dibrës së Vogël dhe asaj të Madhe, ku në formën e një Panairi mbi 20 agrobiznese të këtij rajoni ekspozuan produktet e tyre. “Dibra – Debar Përshpejtojmë Zhvillimin e Bujqësisë” është projekti me financim nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Creative Business Solutions, në partneritet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Komunën e Dibrës së Madhe.


Zhvillimi i qëndrueshëm i rajonit, certifikimi me standarde ndërkombëtare të sigurisë ushqimore, asistimi me plane biznesesh, trajnime dhe strategji komunikimi e marketingu me qëllim promovimin dhe rritjen e eksporteve të produktit vendas në tregjet evropiane, ishin në fokus të projektit. Në aktivitetin përmbyllës mori pjesë edhe Sekretari Komunës në Dibër të Madhe Z. Ylli Mrizo.
“Shpresoj që në të ardhmen këto Agrobiznese të cilat sot vinjë si modele suksesi pranë nesh të jenë shembull për fermerët e tjerë dhe uroj që të kemi sa më shumë projekte të tjera produktive si ky që sapo mbyllëm mes dy shteteve fqinje.”– u shpreh në fjalën Z. Ylli Mrizo. Aktiviteti shënoi përfundimin e projektit, të kurorëzuar me mbi 20 histori suksesi të zonës. Në këtë Panair të gjitha agrobizneset pjesëmarrësë prezantuan produktet e tyre me
certifikimin përkatës dhe identitetin vizual të markës, shërbime të asistuara këto nga ky
projekt.
“Mbi 20 agrobiznese sot kanë produkte më cilësore dhe të aksesueshme nga konsumatorët.
Certifikimet rrisin potencialin e shitjeve dhe të ardhurave të agrobizneseve që përfituan nga projekti ynë, duke i mundësuar atyre shtrirjen përtej kufijëve rajonal, tek ato Evropian e më gjerë. Me ndihmën e Delegacionit Europian në Shkup, ne arritëm të krijonim histori suksesinë të dy anët e kufirit, si dhe të sillnim impakt në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së përbashkët rajonale për vijimin e një bashkëpunimi të shkëlqyer mes dy vendeve fqinje” tha Znj. Fotjona Tace, përfaqësuese e CBS dhe njëkohësisht Menaxhere e këtij Projekti.


Takimet e biznesit mes fermerëve, agropërpunuesve dhe përfaqësuesve të rrjeteve të mëdha të supermarketeve në Shqipëri krijuan hapësira për mundësi bashkëpunimi professional mes tyre.
Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga CBS Creative Business Solutions në partneritet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Komunën e Dibrës së Madhe erdhi në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button