Turizëm

Dibra turistike !


“Dibra është një nga trevat me ekonomi bujqësore, traditë të shkëlqyer kulturore, dhe vlera tradicionale dhe një nga perlat e Shqipërisë për turizmin, që tashmë është në projektin e “100 fshatrave”
Projekti “100 fshatrat” ka në fokus zhvillimin ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike, përmirësimin e potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, mbështetje të trashëgimisë kulturore, mbështetje për promovimin e traditave dhe të jetesës në fshat.


Diversiteti natyror, zhvillimi ekonomik bujqësor, potenciali turistik në hapësirat rurale, agro-turizmi dhe trashëgimia kulturore e kanë bërë Dibrën të jetë pjesë e projektit të “100 fshatrave” ku përfaqësohet me Radomirën, Rabdishtin dhe Kërçishtin e Epërm.

Dibra ka resurse të jashtëzakonshme natyrore, pasi është një nga trevat më të bukura të vendit, kufizohet me Maqedoninë dhe shtrihet në një territor të gjerë, nga lartësia e malit të Korabit dhe deri në kufijtë e Matit me malin e Dejës, ku shtrihet në veri Lura, një nga perlat e Shqipërisë.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: