Klinika dentare dhe FarmaciLajme nga DibraPërditshmëriPersonalitetePeshkopiPolitikëShqipëria

Dibranët dhe Dr. Hajri Laci

Personalitet i njohur dibran

Share

Dr.Hajri Laci ka lindur në Kastriot të rrethit të Dibrës më 8 Qershor 1970.

Në Korrik të vitit 1992 ka përfunduar studimet e larta në Degën e Stomatologjisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Dr. Hajriu ka një përvojë të gjatë në fushën e mjekësisë, ku ka punuar si Mjek Stomatolog  pranë disa Komunave të rrethit të Dibrës nga viti 1992 deri në vitin 1997.

Nga viti 1997 deri në vitin 2010 është angazhuar në pozicionin e Shefit të Shërbimit Stomatologjik pranë Drejtorisë së Shërbimit Parësor, Dibër. Nga viti 2010 deri në vitin 2015 ka punuar si mjek Stomatolog pranë klinikës së tij private.

Dr.Hajriu rrjedh nga një familje intelektuale dhe me vlera të spikatuara dibrane.

Ai është babai i dy femijeve, një vajze dhe një djale. Si përçuesi më i mirë i vlerave me të cilat është rritur Dr.Hajriu, ku ndërthuren cilësitë e një prindi model, të njeriut vizionar, fisnik e human, të njeriut të cilit i besohet fjala e dhënë.
Absolutisht, ai spikat me menyren se si i trajton problemet menaxheriale dhe aq më tepër e problemet me natyrë profesionale.

‘‘Doktori”, sic etiketohet miqësisht nga një rreth i pafund shoqëror është natyrshëm i njësuar me pothuajse cdo tavolinë të karaktereve, rrafsheve, problematikave apo sarkazmës e humorit që e amplifikon dhe e bën të pranishëm kudo dhe kurdo.

Doktori u angazhua fillimisht në politikë  në Korrik të vitit 2015 si Anëtar i Këshillit Bashkiak Dibër, nën siglën e Partisë  Lëvizja Socialiste për Intëgrim.

Angazhimi vijoi në Shtator të atij viti duke u zgjedhur Anëtar i Këshillit të Qarkut Dibër, gjithashtu edhe Kryetar i Këshillit të Qarkut Dibër, post të cilin e mbajti për 4 vite , ku u dallua thellësisht për mprehtësinë, vizionin dhe dashamirësinë për të ndihmuar qytetarët e Dibres në mënyrë të pakushtëzuar.

Nga viti 2019 e në vazhdim,  vazhdon punën e tij fisnike në shërbim të qytetarëve dibran.

Duke shikuar vlerat e sipërcituara të dr. Hajri Lacit, të evidentuara në mënyrë konsistente, tashmë ai do te jetë edhe Koordinator i Qarkut Dibër për zgjedhjet e ardhshme të Prillit 2021, nën siglën e LSI,  detyrë sa për t’u vlerësuar po aq e shumëfishuar me përgjegjësi ndaj qytetarëve të Dibrës, të cilët për hir të së vërtetës “Doktorin “ e çmojnë dhe vlerësojnë , jo vetem në korniza të caktuara politike momentale,të cilat ngjajnë me rrebeshet e shiu që siç vijnë ikin …!

Suksese në punën që bëni Dr. Hajri Laci dhe  në qëllimet pozitive që keni për të mirën e përbashkët!

Një kafe nga ju!

Back to top button