Lajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

E FUNDIT/ E konfirmoi Rama: Najada Çomo heq dorë nga mandati i deputetit

Share

Najada Çomo është tërhequr nga mandati i saj si deputete në Kuvendin e Shqipërisë për t’iu përkushtuar punës së saj si drejtuese e Spitalit Infektiv.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ditën e sotme, në konferencën e fundit të mandatit të dytë, se mjekja Najada Çomo nuk do të jetë pjesë e e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Kryeministrit Rama, vetë Çomo ka dhënë dorëheqjen nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri. Shkak për këtë ka qënë rritja e shpejtë e rasteve të COVID 19 në Shqipëri si pasojë e variantit DELTA.

“Çomo më kërkoi dorëheqjen pas rritjes së rasteve me COVID-19. Ajo vendosi t’I kushtohet më shumë rëndësi punës sesa politikës… “- tha ndër  të tjera Rama.

Fjala e plotë e Ramës:

Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon, ajo më kërkori para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deptutes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj kur varianti Delta i virusit arriti të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive.

E falëderoj edhe publikisht siç e falënderova personalisht për këtë shemnbull kuptimoplotë për detyrën ndaj atyre në nevojë, e i them sot faleminderit, e gjithë atyre që deri këtu na kanë nxjerë me kokën lart përballë armikut të padukshëm.

Lufta me armikun e padukshëm s’ka mbaruar, vjeshta e dimri mund të jenë të vështirë sërish”, tha Rama në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës. /albeu.com/

 

Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button