Lajmi i funditPërditshmëriShqipëria

E FUNDIT/ Gjendet i vdekur një 39-vjeçar në Tiranë

Share

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 39-vjeçar është gjetur i vdekur në Tiranë, në zonën e “Kodrave të Selitës” .

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se R. Ç. ishte larguar nga banesa dy ditë më parë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës” është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë shtetasi R. Ç., 39 vjeç, i larguar nga banesa me datë 14.09.2021. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/

Një kafe nga ju!

Back to top button