Lajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPersonalitetePolitikë

E fundit: Luan Haka konfirmon se eshte kandidat per Bashkine Diber

Share

Luan Haka tashme kandidat zyrtar per kryetar ne Bashkine Diber shkruan ne statusin e tij ne facebook:

Koha që të bashkuar t’i kthejmë
Dibrës dinjitetin e nëpërkëmbur.
Të nderuar miq!
Po ju drejtohem të gjithëve, veçanërisht motrave dhe vëllezërve të mi dibranë në një ditë të rëndësishme sot për mua.
Sapo kam marrë konfirmimin e lidershipit të PD në nivel lokal dhe qendror si dhe të kryetarit Lulzim Basha për të qenë kandidat për Bashkinë Dibër në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Veçse një ditë e veçantë, e di shumë mirë që përgjegjësia që kam marrë nuk është e vogël, por obligimi që kam brenda vetes, energjinë dhe vullnetin për të dhënë më të mirën për Dibrën krah jush më bëri të marrë përsipër këtë sfidë.
Dibra jonë është një zonë me traditë dhe ka bërë histori. NE dhe parardhësit tanë kemi ditur për t’i dal zot, jo vetëm fateve të tona, por dhe të vendit. Dibranët kanë ditur pavarësisht rrethanave të ia dalin përballë çdo vështirësie edhe kur kanë tentuar të ia imponojnë gjërat më dhunë, nuk kanë duruar.
Vëllezër dhe motra demokratë, qytetarë të Dibrës! Si njëri prej jush, ju ftoj që të bashkohemi si një familje dhe të bëjmë më të mirën siç kemi ditur në shumë beteja dhe kjo e gjitha që të prodhojë një rezultat për të mirën e qytetarëve të Bashkisë Dibër.
Këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse do të vendosim së bashku fatin e shtëpisë sonë.
Ju ftoj që të bashkohemi të gjithë, lëmë mënjanë mërinë dhe pakënaqësinë, kërkojë nga qytetarët e Peshkopisë, të Njësive Administrative; Maqellarë, Melan Tomin, Selishtë, Luzni, Muhurr, Kastriot, Fushë-Çidhën, Arras, Sllovë, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Zall-Reç dhe Lurë, që sikurse deri më tani të evidentojmë dhe diskutojmë sërish për hallet tona të përbashkëta e nëse do më besoni votën si Kryetar i Bashkisë Dibër, do të më kërkoni llogari së cilës nuk do t’i shmangem asnjë moment.
Si njëri prej jush duke qenë dibran, por edhe prej funksionit të Sekretarit të Degës së PD Dibër më është dashur të kem qenë në secilën prej 14 Njësive Administrative të Bashkisë Dibër. Jam takuar dhe njohur me hallet dhe shqetësimet me të cilat përballeni ju vëllezër, fal braktisjes që ju ka bërë qeverisja në nivel lokal dhe qendror.
Me shumicën prej jush jam takuar dhe kam diskutuar. Do e bëj sërish këto ditë fushate, kur ajo të jetë zyrtare, por nëse do më besoni detyrën e kryebashkiakut, ju garantoj që tek unë do të gjeni të njëjtin person që keni takuar deri më tani, Luanin që ju njihni sot. Koha do ta vërtetojë këtë që iu them!
Nuk është ky momenti i të bërit publik të angazhimeve të mia si kandidat, pasi do të kemi mundësi t’i diskutojmë gju më gju siç dinë dibranët, por ju garantojë që me mua kryebashkiak, Bashkia Dibër do të jetë shtëpia juaj e dytë.
Por, për të arritur tek fitorja duhet të jemi bashkë të gjithë. Gabimet na kanë kushtuar duke na hequr nga duart dhe fitoren. Kjo vellëzër të mi demokratë dhe dibranë nuk duhet të ndodh më. Eshtë momenti që ta vlerësojmë votën sepse ajo është e shenjtë.
Ftoj çdo demokrat, pavarësisht të menduarit ndryshe sepse kjo është vlerë mes nesh, të na bashkohet që unë si kandidat dhe PD si forcë politike kësaj here të jetë fituese në Bashkinë Dibër siç kemi qenë.
Ftoj çdo qytetar të pavarur nga politika, qoftë dhe të majtë të zhgënjyer që më 6 mars të dinë ku do ta çojnë votën e cila do të thotë shumë për të ardhmen.
Duke iu përshëndetur, Ju përqafoj të gjithëve dhe mezi pres të ju ritakoj personalisht secilin për të diskutuar si vëllezër për të ardhmen tonë të përbashkët.

 

Një kafe nga ju!

Back to top button