Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriShqipëria

“E gjefshi ujt ene e pejfshi”

Share

Te jetosh buze malit dhe te blesh uji ose “ E gjefshi ujt ene e pejfshi”,  sapo lame pas Gushtin e nxehte por thatesira e veres akoma vazhdon. Sic ka ndodhur ne keto 4-5 vitet e fundit banoret e Greves , besoj edhe te Trenes e Melanit vuajne per uje te pijshem ne muajt Korrik dhe Gusht kryesisht. Duke pasur parasysh dhe situaten me virusin te jesh pa uje eshte tmerr.

Per me teper qe duke mos patur furnizim te vazhdueshem, uji qe behet i ndenjur mund te jete burim infeksionesh. Ironike kur e mendon; Te jetosh buze malit dhe mos kesh uje te pijshem! Kete s’ke nga ta kapesh. Une personalisht kam blere uje per te pire kur isha ca dite ( Te jetosh ne Greve dhe te pish uje Tepelena, wtf…) Per me teper qe Greva ka qene nder fshatrat e pare qe pas ndryshimit te sistemit kishte linjen e ujit te pijshme ne cdo shtepi dhe nuk ka pasur probleme me furnizimin me uje, aq me teper qe dikur numri i banoreve ka qene me i larte, sepse tani jane larguar. Por cfare ka ndodhur? Mos na ka zene mallkimi i te moshuarve : “ E gjefshi ujt ene e pejfshi” ? Jo, jo eshte e thjeshte fare. Ka te beje me drejtuesit locale ne kete rast te cilet mire qe s’bejne gje, por prishin.

Para 3-4 vitesh ( nuk jam I sigurte per vitin) komuna Melan, qe kap Greven, Trenen dhe Melanin filloi nje projekt per ujesjelles te ri qe do sillte me shume uje nga bjeshka e Hinoskes (Fidallareve).

Edhe pse ujesjellesi ishte shume mire, uje kishte dhe kishte 1001 gjera te tjera per te rregulluar. U be investimi dhe pervec tre fshatrave qe permenda linja u shtri edhe per ne Begjunec. Kishte fjale qe do dergohej ne Dobrove, qe do hapej fabrike uji, etj mund te jene edhe sajesa te njerezve, por pak rendesi ka. Ky projekt me keto ndryshimet dhe teorite qe permenda me larte, bene qe te reagonin banoret e fshatit Erebare, te cilet sipas marreveshjes qe kane bere te paret tane ju perkiste atyre. Ata me te drejte (sipas mendimit tim) argumentonin qe ne jemi dakort qe te marre uje Greva, Trena dhe Melani, por jo Begjuneci apo Dobrova.

Si perfundim konflikti u pershkallezua, investimi u be, leket u morren por uje ka me pak se ckishte para investimit. Ajo qe pyes une eshte: Ka ndonjeri informacion se si eshte situata me banoret e Erebares. Nese ka ndonje mundesi qe te dialogohet me ta dhe te vendoset situata sic ka qene para se te behej ky investimi I famshem? Me kushtin qe uji mos shkoje as ne Begjunec apo ne ndonje vend tjeter. Ndonje nga banoret e tre fshatrave qe punon ne institucione vendore ne Diber mund te interesohet nese mund te behet dicka. Ca procedure mund te ndiqet. Eshte turp te rrihet pa uje ne 2020 ne buze te malit dhe uji te shkoje ne perrua.

Per portalin tone Fisnik Spahiu nga Greva

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button