Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri

E TRISHTË/ I riu nga Dibra vritet pas një sulmi me thikë në Gjermani

Share

Mediet gjermane raportuan dje se 24 vjeçari shqiptar mbeti i vrarë pasi mori goditje të shumta me thikë në trup, nga 36-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Viktima dhe autori njiheshin prej kohës, ndërsa ishin takuar për të sqaruar një konflikt që kishin me njëri-tjetrin, por ky sqarim degradoi në sherr, duke i marrë jetën të riut nga Dibra.

Babai i tij ka bërë një dedikim prekës për të  birin, duke thënë se ai u kishte premtuar se do të vinte në Shqipëri për të festuar ditëlindjen me familjen, por fatkeqësisht plagët e shkaktuara nga thika i morën jetën.

“Me Hidherim Te Thelle Dhe Plot Dhimbje U Nda nga Jeta Djali Im Blerimi, Na goditur si rrufeja kjo fatekeqesi e madhe per familjen tone ,nuk e prishni nje gje te tille, Na pate dhene fjalen se do vije te festonim ditelindjen se bashku ne GUSHT .POR JA QE NUK PASKA QENE E SHKRUAR QE TA FESTONIM BASHK SI FAMILJE. Qofsh banor xhenetit djali im ishalla zoti nuk ben me keshtu fatkeqesira ne asnje familje Shqiptare..”, shkruan babai i të ndjerit.

Një kafe nga ju!

Back to top button