Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

Edi Rama largohet nga Peshkopia me fjalët më të mira për Rahim Spahiun

 

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme turin në kuadër të zgjedhjes së drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit.

Sot Rama është ndalur në Peshkopi ku nuk i kurseu batutat me të pranishmit ku tha se burrat bëjnë si të fortë, por në të vërtetë drejtohen nga gratë.

Ndërkohë duke folur për zgjedhjet e fundit në Dibër Rama tha se Partia Socialiste ka marrë një rezultat të mirë, por në zgjedhjet e ardhshme mund të dalë edhe më mirë duke siguruar edhe ato 3 mandatet e humbura.

“Ishte një situatë xhungle, po shyqyr që kemi gratë, që dhe burrat e mbajnë veten se ndryshe do kishin ikur fare. Justifikimi se s’ka gra është kot, qoftë dhe në fshatin më të largët. Madje, sa më shumë burra të bëjnë si të fortë, aq më shumë drejtohen nga gratë, veçse e marrin drejtimin nga shtëpia, jo nga kafja ku rrinë. Jemi të qartë për këtë, sidomos këtu në Dibër, ku ka plot gra e vajza që janë aktive në PS. Kjo është një traditë shumë e mirë, që duhet fuqizuar. Ne kemi marrë një rezultat jo të mirë në Dibër në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, nuk e kemi arritur objektivin. Është një nga të paktat zona apo qarqe, ku ne nuk e arritëm objektivin tonë. Mirëpo, patëm një rizgjim shumë pozitiv në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u pa shumë qartë se kur ju doni, nuk ka asgjë që ju pengon të realizoni objektivin. Dibranët kanë një zotësi shumë speciale, kur ja hyjnë njëri-tjetrit.

Mësimet e nxjerra do të na vlejnë të gjithëve dhe jam i bindur se jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore, ku ne patjetër duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë, që e keni pritur shumë mirë dhe që Dibra e ka mirëpritur masivisht, dhe që për të dëgjoj vetëm fjalë të mira, po kjo duhet parë, se kur thuhen shumë fjalë të mira, nuk është domosdoshmërisht e tillë, por mos e marrshin në mësysh kryetarin, se pastaj fillojnë ato hedhje-pritjet pas krahëve të dibranëve dhe na mori lumi. Ai është një drejtues që do të bëjë shumë punë dhe që ne do ta mbështesim shumë, por duhet të rimarrim ato tre mandatet që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi këtu për të arritur të gjitha objektivat që i kemi vënë vetes dhe për ta bërë Shqipërinë e 2030 vendin që meritojnë fëmijët tanë”, tha Rama./albeu.com/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: