Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriPolitikëShqipëria

Edi Rama: Në tunelin e Murrizit ecet me shpejtësinë e breshkës, ka mbetur vetem te iki e ta kap me grushta…

Share

Në një komunikim online ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe qytetarëve, Rama është pyetur për ecurinë e punimeve në rrugën e Arbrit dhe nëse Ai duhet të kërkonte falje për mos realizimin e kësaj vepre publike.

Kryeministri radhiti disa probleme që kanë dalë rrugës për realizimin e kësaj vepre publike madje sipas tij probleme ka pasur dhe në veprën tjetër që po ecën paralel me tunelin e Murrizit në atë të Llogarasë. Probleme këto që janë të natyrës gjeologjike.

Pyetje: Të përshëndes Z. Kryeministër, me kërku falje dibranëve e di që se ke problem por a ke ndonjë premtim tjetër për rrugën e Arbrit se ngeli rrugëve si paraardhësi?

Edi Rama: “Tani unë vetëm të shkoj e ta kap tunelin me grushta se gjë tjetër nuk di çfarë të bëj. Në tunelin e Murrizit ka një problem gjeologjik dhe në tunelin e Murrizit punohet për ditë dhe problemi gjeologjik i tunelit të Murrizit nuk është diçka, të cilën ne mund ta parashikonim. Situatat e paparashikushme në punët publike nuk janë gjithmonë të mundura. Përpara pak kohe në tunelin e Llogarasë ka dalë një shpellë, kështu që kjo e bën punën më të komplikuar dhe sigurisht që kërkon një kohë më të gjatë për ta kapërcyer atë segment, ku ka dalë kjo shpellë. Kjo gropë po themi brenda për brenda. Kështu që në tunelin e Murrizit ecet me shpejtësinë e breshkës, kjo është e vërteta, por ecet, ecet 1,5 metra çdo ditë. Dhe unë nuk kam asnjë arsyje për çfarë t’ju kërkoj falje dibranëvë, sepse sidoqoftë, sot pa tunelin e Murrizit në Dibër shkohet e vihet brenda ditës lirisht. Por rrugë të lëna rrugëve si largqoftë paraardhësi nuk ka me mua dhe me neve, kjo nuk ndodh. Neve na ka vonuar shumë përmbyllja e atyre rrugëve që nuk ishin thjesht, rrugë të lëna rrugëve, por ishin rrugë pa projekte, ishin rrugë me korrupsion të madh, ishin rrugë pa financime, ishin rrugë me të gjitha hallet e kësaj bote dhe ja ku jemi sot dhe do të vazhdojmë kështu që rrugën e Arbrit do ta përfundojmë me se s’bën madje madje të gjithë dibranëve që i përkasin asaj zonës së errët të të menduarit politik dhe që shkojnë mbrapa atij që juve e përmendni, u them që nëse doni që të ikë, kini parasysh që pa mbaruar rrugën e Arbrit, kjo nuk bon vaki kurrë njëherë, kështu që më mirë me rrugën e Arbrit, sesa me atë botën e zymtë pa të ardhme, pa rrugë, pa dritë dhe pa shpresë ku jeni zhytur, ku nuk e kuptoni se sa thellë në të shkuarën qëndron, këtë nuk e kam me ty kuptohet sepse unë jam i bindur se ti je ndër demokratët e ndriçuar”./btvnews.al/

Një kafe nga ju!

Back to top button