Aktualitet i ditësLajme nga DibraPersonaliteteShqipëria

Eksluzive / Rrëfimi i gazetari që u “rrit” me “Rrugën e Arbërit:

Mosbesuesit janë fikur, kanë ulur kokën

Hysen Uka është një gazetar i njohur në rajonin e Dibrës. Është një nga intelektualët e krahinës që “luftoi” fort për ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Ai dhe specialistë të fushave të ndryshme e ngritën zërin dhe kërkuan ndërtimin e saj, jo vetëm për Dibrën, por dhe për lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë. Teksa përshkruan plot entuziazëm ndërtimin e kësaj rruge, Uka thotë për Tirananews se: “Njerëzit me të cilët e kam konsultuar e ndarë këtë ide, sigurisht ishin njerëzit e mi më të afërt, i ndjeri kushëriri im Petrit Uka me profesion topograf, i ndjeri Hamit Xhaferi, Bujar Karroshi, Dëfrim Methasani, Miranda Goleci, Adem Bunguri, Iljaz Kaca, Ali Hoxha, i ndjeri Islam Cani, Beqir Agolli e shumë e shumë të tjerë, të cilët u bënë misionarë të kultivimit të idesë në mbarë qytetarët e Dibrës për mundësinë e domosdoshmërinë e ndërtimit të këtij projekti. Po ashtu një pritje, vlerësim e angazhim të jashtëzakonshëm ka patur edhe nga gazetarët e mediave në gjuhën shqipe në Maqedoni si, zotërinjtë Nefail Spahiu, i ndjeri Lutfi Turkeshi, Rexhep Tortja, e shumë gazetarë të tjerë që vazhduan punën e nisur prej tyre. Radio Shkupi, programi shqip dhe gazeta “Flaka e Vllazërimit”  kanë qenë të njëkohshme me mediat në Shqipëri në përhapjen e nismës.”

Dikur Uka dhe dibranët nismëtarë rrugëtuan në këmbë dhe “projektuan” Rrugën e Arbërit, sakaq tani, kur mbi trase lëvizin makina të ndryshme ai e përshkruan mjaft bukur: “Unë e kam ndjekur në vazhdimësi realizimin e kësaj vepre dhe gjithmonë më ka impresionuar me madhështinë dhe peisazhet që ofronë. Teknikisht Rruga e Arbërit përmban zgjidhje e vepra arti që realizohen për herë të parë në vendin tonë, ku spikasin urat e larta më hark, sa të vështira për tu realizuarar aq edhe madhështore. Denduria e veprave të artit të realizuara në këtë projekt, jo të lehtë të infrastrukturës rrugore, na japin të drejtën që në tërësinë e saj rruga të quhet një vepër arti. Depërtimi i grykës së Tujanit, ngjitja e serpentinës para hyrjes në tunelin e Murrizit, dalja e ndehja e rrugës përgjatë luginës së Drezës, Xibrit, Shkallë, kalimi në tunele e në urën e Fshatit (të cilën unë do të pëlqeja ta quaja Ura e Lezedrës ose Ura grykës së Xhebrit, sepse ura kalon mbi grykën shkëmbore të prroit të Lezedrës), pamja e jashtëzakonshme mbi Luginën e Matit nga dy urat e larta, të cilat janë të ekspozuara e madhështore edhe në pamjen nga poshtë në luginën e Matit. Rrruga vazhdon në të gjithë gjatësinë e saj, deri në Izvor, në Kërçovë në terrene të larmishme e frymëzuese. Udhëtimin në këtë rrugë do të jetë kënaqësi e përheshme, gjithmonë i veçantë.”

A mund të kujtoni takimet e para me kolegë, intelektualë e qytetarë të Dibrës për të ndërmarrë nismën e ndëtimit të Rrugës së Arbërit?

Në vitin i 1999, unë shërbeja si korrespondet i Radio Tiranës, për rrethet e Dibër e Bulqizë. Lëvizjet e mija në atë kohë ishin të shpeshta si brenda rrethit ashtu edhe në drejtim të Tiranës. Udhëtimet nga Peshkopia për në Tiranë ishin të lodhshme, të parehatshme, madje edhe të rrezikshme. Këtë e shihja dhe e dëgjoja çdo ditë si ankesë edhe nga udhëtarët e kësaj linje. Njerëzit tashmë kishin filluar të dilnin jashtë kufijve, në vendet e rajonit e më tej, dhe bënin krahasimin. Ndjeheshin të prapambetur në infrastrukturën rrugore krahasuar me edhe vendet e rajonit.

Me ndryshimet e mëdha demokratike që kishin ndodhur në mbarë Ballkanin, edhe Dibra (Peshkopi) kishte rifituar daljen në Bllatë, pikë kalimi kufitare e mbyllur prej mëse gjysëm shekulli. Kishte nis epoka e re e komunikimit të vrullshëm ndërshqiptar në dy anët e kufirit. Vërshimi i dibranve për në trojet shqiptare në Maqedonin Perendimore (Dibër të Madhe, Strugë, Ohër, Gostivarë, Tetovë etj) dhe anasjelltas ishte i madh.  Nevoja e lëvizjet e komunikimit të shtuar ndërshqiptar të këtyre rajoneve e evidentonte më shumë prapambetjen dhe domosdoshmërinë e ndërtimit të lidhjeve infrastrukturore, ekonomiko- kulturorë të trojeve shqiptare të ndara padrejtësisht. Shqiptarët e Dibrës së Madhe, të Rekës e të Gostivarit sillnin kujtime të jetuara të udhëtimit me karvane nga Dibra në Tiranë e anasjelltas. Për Dibrën e Madhe veçanërisht, komunikimi e shkëmbimet me Tiranën e Durrësin ndër shekuj kishin qenë jetike. Edhe për  ata nevoja për një lidhje të re rrugore, për një rrugë që do t’i jepte fund e do ta rregullonte anormalitetin e trashëguar në komunikimin rrugor ndërmjet shqiptarëvë shihej si urgjencë.

Pra këto ishin rrethanat në të cilat lindi idea dhe u vu në lëvizje nisma për ndërtimin e projektin ndërnacional infrastrukturor i pagëzuar me emerin kuptimplotë “Rruga e Arbërit”, projekt që shkrinte ngricat e krijuara nga historia në trojet e Principatës së Arbërisë mesjetare.

Edhe pse nuk kish ekzistuar më parë ndonjë rrugë me këtë emër, (as në terren dhe as në dokumentet historike nuk ka ndonjë rrugë me këtë emër), ne duhet ta ndërtonim atë sa më parë sepse ajo ka fuqinë e një arterie jetëdhënëse që do të ushqente me jetë trojet e gjymtuara shqiptare.

Shqitarët, dibranët e të dy anëve të kufirit e vuanin çdo ditë barrën e mundimeve që krijonte kjo prapambetje në infrastrukturën rrugore, pa të cilin nuk mund të kishte integrim e zhvillim, nuk do jetë reale dhe s’do kishte kuptim as liria që ofron demokracia liberale.  Lindja e ideve nuk ndodh në boshllëk, në hiçgjë, por në kushte e rrethana objektive, të cilët në evoluimin e tyre, kërkojnë e krijojnë zgjidhje të reja.

Çfarë diskutonit asokohe dhe si u prit kjo “lajthitje”?

Në atë verë të nxehtë, në këto vajtje e ardhje të shpeshta për në Tiranë, unë bluaja në mendje idenë për këtë projekt të infrastrukturës rrugore që do të shpëtonte Dibrën nga izolimi e mundimet shekullore të lidhjes e komunikimit me qendrën politiko-administrative të vendit me Tiranën. Së pari më duhej të bindja veten në realizmin e domosdoshmërinë e idesë, më duhej ta ndërtoja në vizionin tim, ta përjetoja si udhëtari i parë virtual projektin, dhe të frymëzohesha prej asaj çfarë mendoja. Bindja, qartësia, vetbesimi është energjia që mbanë gjallë e vë në lëvizje çdo ide.

Por bindja ime bazohej edhe në faktin se unë e njihja mirë terrenin nga kalonte gjurma e rrugës së dikurshme të karvaneve. Si një ish kursant në një shkollë ushtarake, unë e kisha shkelur me këmbë terrenin nga kalonte rruga e vjetër. Në vitet 80, nga Qafa e  Murrizës kisha parë aq qartë dhe aq afër Qafën e Buallit. Afërsia e dy qafave më kishte impresionuar dhe më kish ngulitur përfundimishtë idenë se ka një mundësi reale, plotësisht të realizueshme për një lidhje më të drejtpërdrejt të Tirënës me Bulqizën, Dibrën e më tej.

Njerëzit me të cilët e kam konsultuar e ndarë këtë ide, sigurisht ishin njerëzit e mi më të afërt, i ndjeri kushëriri im Petrit Uka me profesion topograf, i ndjeri Hamit Xhaferi, Bujar Karroshi, Dëfrim Methasani, Miranda Goleci, Adem Bunguri, Iljaz Kaca, Ali Hoxha, i ndjeri Islam Cani, Beqir Agolli e shumë e shumë të tjerë, të cilët u bënë misionarë të kultivimit të idesë në mbarë qytetarët e Dibrës për mundësinë e domosdoshmërinë e ndërtimit të këtij projekti. Po ashtu një pritje, vlerësim e angazhim të jashtëzakonshëm ka patur edhe nga gazetarët e mediave në gjuhën shqipe në Maqedoni si, zotërinjtë Nefail Spahiu, i ndjeri Lutfi Turkeshi, Rexhep Tortja, e shumë gazetarë të tjerë që vazhduan punën e nisur prej tyre. Radio Shkupi, programi shqip dhe gazeta “Flaka e Vllazërimit”  kanë qenë të njëkohshme me mediat në Shqipëri në përhapjen e nismës.

Të gjitha këto rrethana e përjetime më kishin formësuar plotësisht idenë për domosdoshmërinë e këtij projekti. Për ta shpallur këtë ide, unë në atë kohë kisha mundësinë që më jepte mikrofoni i Radio Tiranës. E kam thënë dhe theksuar gjithmonë se roli i kësaj media radiofonike kombëtare dhe dashamirësia e mirëkuptimi i shefes së departmantit të informacionit të atyre viteve, znj. Zamira Koleci, është i pazëvendësueshëm. Radioja ishte media e vetme në atë kohë dhe përhapte valët e saj jo vetëm brenda territorit, por edhe për shqiptarët jashtë atdheut. Nga studio e Radio Tiranës me 9 tetor 1995, për herë të parë kam transmetuar radiokronikën që shapllte nismën për këtë projekt, ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Që nga ajo ditë e në vazhdim çështja e Rrugës së Arbërit është pjesë e jetës time, është përditshmëria ime.

Kjo nuk është një rrugë që lidh dy qytete, ajo lidh dy shtete, pra merr një rëndësi më të madhe?

Rruga e Arbërit nuk është konceptuar si një rrugë për Peshkopinë, por si një projekt ndërshtetror, midis dy shteteve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut (FYROM). Dibra e Vogël, Peshkopi, Bulqiza etj., përfitojnë si vende nëpër të cilat kalonte rruga. Rruga e  Arbërit në idenë time nis në Durrës, në buzën e ujit, njësohet me autostradën Durrës-Tiranë, degëzohet në daljen lindore të Tiranës, për të vazhduar përgjatë lumit të Tiranës, në Shkallë të Tujanit, depërton Qafën e Murrizës, kalon lumin e Matit, drejt Buqizës, në Gjoricë të Epërme, ku kalon në lumin Drinë dhe vazhdon në Dibër të Madhe (në RMV), më tej gjurma e rrugës vazhdon drejtë Kërçovës (Izvorë) ku kyçet në Korridorin VIII, (i gjatë 19 km në territorin e RMV-ës). Në këtë vështrim rruga e Arbrit konsiderohet si një segment i rëndësishëm i Korridorit të VIII, jo thjesht një projekt ndërrajonal.

Në mbajtjen gjallë dhe në realizimin e këtij projekti roli i jashtëzakonshëm është i mbarë banorëve të Dibrës, në të dy anët e kufirit, të banorëve të Bulqizë, Klosit, Matit, por edhe të malësisë në lindje të Tiranës, të cilët i dhanë frymë e shpirt për vite e vite me radhë pa u lodhur deri sa sot ideja e dikurshme është realiteti që preket, shikohet e të gëzon. Ne nuk jemi marrë asnjëherë me skeptikët, me qesënsdisjet e dritshkurtërve, por kemi besuar dhe punuar pa u dekurajuar se kishim bindjen se kërkonim e luftonim për diçka që na takonte.

Ju e keni vizituar disa herë kantierin e ndërtimit, çfarë emocioni përjetoni kur shihni këto vepra arti, ura, tunele, etj?

Unë e kam ndjekur në vazhdimësi realizimin e kësaj vepre dhe gjithmonë më ka impresionuar me madhështinë dhe peisazhet që ofron. Teknikisht Rruga e Arbërit përmban zgjidhje e vepra arti që realizohen përherë të parë në vendin tonë, ku spikasin urat e larta me hark, sa të vështira për t’u realizuarar aq madhështore. Denduria e veprave të artit të realizuara në këtë projekt, jo të lehtë të infrastrukturës rrugore, na japin të drejtën që në tërsinë e saj rruga të quhet një vepër arti. Depërtimi i grykës së Tujanit, ngjitja e serpentinës para hyrjes në tunelin e Murrizit, dalja e ndehja e rrugës përgjatë luginës së Drezës, Xibrit, Shkallë, kalimi në tunele e në urën e Fshatit (të cilën unë do të pëlqeja ta quaja Ura e Lezedrës ose Ura grykës së Xhebrit, sepse ura kalon mbi grykën shkëmbore të prroit të Lezedrës), pamja e jashtëzakonshme mbi Luginën e Matit nga dy urat e larta, të cilat janë të ekspozuara e madhështore edhe në pamjen nga poshtë në luginën e Matit. Rrruga vazhdon në të gjithë gjatësinë e saj, deri në Izvor, në Kërçovë në terrene të larmishme e frymëzuese. Udhëtimin në këtë rrugë do të jetë kënaqësi e përheshme, gjithmonë i veçantë.

Rrugët nuk kanë përkatësi politike, ato u përkasin gjithë qytetarëve dhe ndërtohen me taksat të gjithëve pa dallime partiake, por për realizimin e tyre duhen vendimmarrje largpamëse e të guximshme politike, duhen qeveri me vizion.

Kujt ia “vutë në tavolinë” idenë e ndërtimit të kësaj rruge dhe çfarë thanë autoritetet e kohës?

Për hirë të së vërtetës nga ide në vendimmarje politike, në program zhvillimi këtë projekt e futi qeveria e Fatos Nanos. Media ka të fiksuar një kronikë kur nga ana e ministrit Poçi jemi ftuar si shoqatë dhe na është njoftuar vendimi i qeverisë Nano për dhënien e fondit të studimit të fizibiliteti. Pra vendimmarja e lartë politike e konsideroj pas tetë vitesh luftë e përpjekje të shoqatës “Nisma Dibrane” e shoqërisë në Dibër… dhe po qeveria e Fatos Nanos e futi në strategjinë e kombëtare të rrjeteve rrugore dhe ndau fondet për lotin e parë Bulqizë-Qafë Bualli, fillimin e të cilit e inaguroi në qershorë 2005. Pra, Rrugën e Arbërit nga ide në vizionet tona, qeveria socialiste e zbriti në tokë, nisi ta bëjë të perceptueshëm, të prekshëm nisi ta bëjë realitet. Dhe pas një ndërprerje zvarritjesh prej 8 vitesh të qeverisë Berisha, përsëri në vitin 2013 është qeveria socialiste e zotit Rama që e riktheu në përparësi të projekteve të saj për infrastrukturën, dhe po kjo qeveri pas përpjekjeve për fonde , më në fund vendosi ta bëjë edhe me fondet e veta dhe tashmë kemi veprën në prag të inaugurimit… Mos besuesit janë fikur, kanë ulur kokën… Pra, për hirë të së vërtetës duhet pohuar madje lavdëruar puna e Edi Ramës lidhur me këtë projekt…Unë në një intervistë në vitin 2015, e kam deklaruar përkundër mosbesimit të të ftuarve në studio se këtë rrugë do të bëjë realitet, do ta ndërtojë qeveria Edi Rama… Më vjen mirë që besimi im ka rezultuar i vërtetë.

/ Tirananews.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: