BulqizëLajme nga DibraPërditshmëriShqipëria

Eksploziv makinës së kreut të Sindikatës së Minatorëve në Bulqizë, arrestohet i vëllai

Share

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e kaluar, ku kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bulqizës iu vendos tritol në makinë, ndërsa është arrestuar vëllai i tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”. Mjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, ishte parkuar në banesën e këtij të fundit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi A. Debreshi, 29 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Ja edhe lajmi nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Bulqizë
Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, ku automjetit të shtetasit E. D., iu vendos një sasi e vogël lënde plasëse.
Vihet në pranga autori i dyshuar.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mesanatën e datës 27.08.2021, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:
A. D., 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të vëllait të tij shtetasit E. D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Lajm i huazur nga Balkanweb

Një kafe nga ju!

Back to top button