Aktualitet dhe LajmePërditshmëriShqipëria

Ekzekutoi 25 vjeçarin, vihet në pranga efektivi i Policisë

Share

Efektivi i policisë që qëlloi për vdekje 25 vjeçarin Klodian Rasha është arrestuar.

Ai dyshohet se e qëlloi 25 vjeçarin në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme.

Punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, i ka bërë thirrje të ndalonte, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ai e ka qëlluar.

25-vjeçari u qëllua shumë afër shtëpisë së tij rreth orës 1 e 45. Ndërkohë arma e cila i përkiste Rashës sipas Policisë, është gjetur 100 metra nga vendi i ngjarjes, çka tregon se nuk ka patur shkëmbim zjarri me policinë.

Source link Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button