Aktualitet i ditësLajme nga DibraLajmi i funditShqipëria

(EMRI) Dibranit i kapen 30 kallëp C-4, 17 kapsolla, 2 telefona dhe një makinë

2 persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës për prodhimi dhe mbajtja e armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit dhe trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive.

Policia njofton se janë sekuestruar 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, dhe një automjet.

Në prangat e Policisë kanë rënë shtetasit Agron Manuka, 42-vjeç, banues në Durrës dhe Imer Losha, 46-vjeç, banues në Dibër.

Njoftimi i plotë:

Lezhë

Policia e Lezhës parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të lëndëve eksplozive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pllana”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Lezhë.

Sekuestrohen 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, dhe një automjet.

Vihen në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve eksplozive, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas që po qarkullonin me mjet nga Miloti në drejtim të Shkodrës, dyshohej se po transportonin lëndë eksplozive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Pllana”.

Në kuadër të këtij operacioni, në aksin e vjetër Milot-Lezhë, në fshatin Pllanë, shërbimet e Policisë kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin I. L., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 30 kallëpe në formë cilindrike me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, si dhe një automjet.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. M., 42 vjeç, banues në Durrës dhe I. L., 46 vjeç, banues në Dibër.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”, kryer në bashkëpunim./mattv.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: