BotaLajmi i funditPërditshmëri

EMRI/ Edhe trafikant edhe kuzhinier! Kush është dibrani që habiti policët anglezë

Share

Një tjetër shqiptar ka rënë në pranga në Londër, Angli, ku është vënë në pranga Ermal Shtrezin dhe 7 shtetas të tjerë.

Mediat angleze shkruajnë se të arrestuarit janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik kokaine.

Operacioni ka ndodhur tre ditë më parë duke arrestuar 8 persona mes tyre edhe shqiptarin që dyshohet se importonte sasi të mëdha kokaine.

Ndaj Shtrezit me origjinë nga Maqellara e Dibrës, me profesion guzhinier, u ngritën akuzat për konspiracion në importin e drogës të klasit A dhe posedim të sendeve të përfituara nga krimi.

‘Ermal Shtrezi – 39 (03.04.82) i Rrugës Lyndhurst, N22 akuzohet për komplot për importimin e drogës së klasit A ​​dhe posedim të pasurisë kriminale;’- thuhet në mediat britanike.

Operacioni i udhëhequr nga Komanda Speciale e Krimeve të Policisë londineze, kishte për qëllim shënjestrimin e personave të cilët dyshohet se janë të përfshirë në importimin dhe shpërndarjen e drogës së klasit A ​​në Mbretërinë e Bashkuar. /albeu.com/

Një kafe nga ju!

Back to top button